Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela

Kryeprokurori Olsian Çela dorëzon dosjet, ditën e pushimit rikthehet tek ish-zyra në Krimet e Rënda

9 Dhjetor 2019, 14:09| Përditesimi: 9 Dhjetor 2019, 14:16

  • Share

Ditën e pushimit prokurori Olsian Çela e ka shfrytëzuar për tu rikthyer në ish zyrën e tij tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Report Tv mëson se Çela ka qëndruar për mbi 3 orë tek Krimet e Rënda aty ku ka marrë të gjitha sendet e tij personale nga zyra në të cilën ka qëndruar prej më shumë se një dekade, si dhe ka dorëzuar dosjet që kishte në hetim.

Një ndër dosjet që po hetonte Çela  i cili mori mandatin 7 vjeçar të kryeprokurorit është edhe ajo e masakrës së Peshkëpis, dosjet që pritet ti kaloj SPAK pasi konsiderohet akt terrorist vrasja e ushtarëve shqiptarë nga nacionalistët grek.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?