Olsjan Cela

Politikë

KLP bën gati emrat, kryeprokurori Olsian Çela në listë t’u bërë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (E PLOTË)

15 Nëntor 2021, 15:13| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 17:03

  • Share

Kryeprokurori Olsian Çela ka shpallur sot kandidaturën për t’u bërë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në listën që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çuar me kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore nga Prokuroria e Përgjithshme Olsian Çela; Thoma Jano; Arqilea Koça; Alfred Progonati; Alma Muça; Anila Leka; Kudusi Shahu; Kujtim Luli; Sokol Stojani.

Ndërsa nga Prokuroritë e Apeleve: Elvin Gokaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës); Ludovik Dodaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës); Etien Kapo, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës); Gjon Fusha, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër); Irma Balli, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë); Lazer Çardaku, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër); Kleanth Zeka, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë); Genti Xholi, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë); Arben Qosja, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë).

KED është organ kolegjial me 9 (nëntë) anëtarë. Dy prej tyre zgjidhen nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Një anëtar është gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Një anëtar është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Dy anëtarë janë gjyqtarë nga gjykatat e apelit. Dy anëtarë janë prokurorë nga prokuroritë pranë gjykatave të apelit. Anëtari i nëntë është gjyqtar nga gjykatat administrative. Të gjithë zgjidhen me short.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?