Muret gri të pallateve të kryeqytetit janë veshur me ngjyra dhe art nga artisti shqiptar Helidon Haliti dhe grupi i piktorëve të huaj që kanë ardhur ne Tiranë enkas për festivalin “Mural”.
Kryeqyteti i rinisë, Tirana është mbushur në çdo cep të saj me piktura duke i dhënë kështu gjallërinë e merituar.
“Kuratorët e kanë parë zhvillimin e këtij qyteti si zhvillimin e një femre të bukur e cila nis rrugëtimin e saj me ëndrra që nga rinia e hershme. Tirana mbetet një perëndeshë për tu admiruar, me sytë nga perëndimi, për të thënë që e ardhmja jonë lidhet me zhvillimin perëndimor”, thotë Haliti.
Mural Festë do të mbahet këtë vit prej datës 24 gusht deri në fund të shtatorit. Projekti zhvillohet në 10 mure, në Komunën e Parisit, në Lanë, qendra e Tiranës.
Kryqëzimin e 21 Dhjetorit,duhet t'a lyeni e pikturoni deri te Mozaiku e zogu i zi..
Përgjigju