Kryesocialisti Edi Rama ironizoi sërish Bledjon Nallbatin teksa tha se kryerrugaçi nuk është në burg për shkak se është deputet.
Rama iu bëri thirrje edhe demokratëve në Devoll që të ndërrojnë dorën dhe të votojnë për PS, pasi edhe Shqipëria e ka bërë këtë gjë prej vitesh.
“Zgjedhja është midis një grupi rrugaçësh, ku kryerrugaçi sot është në burg për rrahje, ndërkohë që kryerrahësi nuk është në burg se është deputet dhe midis të gjithë këtyre deputetëve dhe deputeteve që i ofrojmë ne Devollit dhe Korçës, midis një kënete që është turp kombëtar dhe Shqipërisë në BE. Zgjedhja është midis një politikani të mbaruar, të pashpresë dhe shpresës së madhe të Shqipërisë më në fund përfundimisht evropiane, e lirë dhe e barabartë mes të gjithë popujve të Evropës.
Zgjedhja është midis kënetës bashkë me bufin për t’u kthyer edhe njëherë në gropë dhe kësaj pasaportës për këtë gjeneratë këtu, që ka lindur me këmishë se është gjenerata e parë edhe me celular dhe pasaportë evropiane. Nëse ne të tjerët do të bëjmë gjënë e duhur për ta, dhe prindërit, se do t’iu japim në dorë një dhuratë që prindërit tanë s’na e dhanë dot dhe për të shkuar deri te Skënderbeu që bëri profecinë që vendi ynë është në perëndim dhe lindje dhe që fati na e ka sjellë me një votë të bashkohemi t’i japim fuqi Shqipërisë, të mbyllim negociatat dhe të kapërcejmë pragun. Edhe ju demokratët atje, në 11 maj e dini se ça duhet të bëni, ndërroni dorën. Shqipëria e ka ndërruar dorën kaq shumë vite. Ndërrojeni doën gjithë ata burra mbrapa Duçes”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama për Nallbatin: Devolli ka pasur deputet Dritëro Agollin, opozita tani ka sjellë një rrugaç në Kuvend! Lidhje me oligarkët? Presin muaj për t’u takuar me mua
Xh.D/ReportTv.al