Kryesia e PD mblidhet nesër, zbardhet kërkesa e Gazment Bardhit: Të thërrasim këshillin Kombëtar! Vetëm ai miraton hapjen e garës për kryetarin e ri

14 Qershor 2023, 14:04| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 19:11

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i kërkon kryesisë të mblidhen gjatë ditës së sotme dhe të vendosin thirrjen e Këshillit Kombëtar, si i vetmi organ që legjitimon hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Duke cituar statutin, Bardhi thotë se nuk i takon kryesisë që t’i japë të drejtë krerëve të degëve dhe një grupi pune që të certifikojnë listat e anëtarësisë apo të ngrenë Komisionin Zgjedhor. Detyra që siç thekson Bardhi, i takojnë Këshillit Kombëtar, kryesisë së degës dhe vetë atij si Sekretar i Përgjithshëm

Megjithatë këtë qëndrim, dhe pa pritur që Këshilli Kombëtar të vulosë datën 29 për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin, 7 anëtarë të kryesisë së PD-së kërkojnë mbledhjen e kryesisë të enjten në orën 17.00. Sipas një deklaratë, në këtë mbledhje pritet të miratohen grupet e punës për listat e anëtarësisë dhe plotësimin me anëtarë të Komisionit Zgjedhor.

Kryesia po ashtu ka propozuar kryetarë të komanduar të degëve, ndërsa një grup deputetësh më herët, përfshirë dhe Gazmend Bardhin kanë kërkuar që para zgjedhjes së kryetarit, duhet të bëhet formatimi i bazës.

Në kërkesën e tij, Gazment Bardhi argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për cerrtifikimin e antarësisë, ndërkohë që vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve. 

1.    Kryesia ka shkelur statutin me vendimin për t’u dhënë kryetarëve të degëve dhe grupit të punës të drejtën për evidentimin apo përditësimin e anëtarësisë. Sipas statutit, këtë të drejtë e kanë vetem Sekretari i Degës, Kryesia e Degës dhe Sekretari i Përgjithshëm.

2.    Heqja e të drejtës së votës, siç thuhet në vendimin e kryesisë, nuk është kompetencë e kryetarit të degës, grupit të punës apo Komisionit Zgjedhor. Vendimi heq ketë të drejtë ekskluzive të përcaktuar në statut kryesisë së degës. Rregjistri i degës përdotësohet sipas rregullave që miratohen vetëm prej Sekretarit të Përgjithshëm.

3. Komisioni Zgjedhor funksionon vetem pas miratimit nga Këshilli Kombëtar. Pa u miratuar komisioni nga Këshilli Kombëtar nuk mund të nisë procesi zgjedhor.

 

Dokumenti 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 14/06/2023 14:15

    SA E PERDREDHUR ESHTE KJO GAZMENDA....PISE E NDYRE QE BEN LOJE TE DYFISHTE

    Përgjigju
    • Shqipëria: 14/06/2023 15:16

      Ke të drejtë, ky kërkon që kryetari te zgjidhet nga populli demokrat. S'ka turp,duhet ta zgjedhi Rama direkt, ç'na duhen zgjedhjet nga populli. Të rrojë partia.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?