Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu thotë se rezultati i zgjedhjeve në Rrogozhinë, ku PS fitoi me 1752 vota diferencë ishte i pritshëm, pasi sipas tij qeveria kishte mobilizuar të gjithë makinën shtetërore për blerjen e votave. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Shehu tha se ka pasur presione, e ndërsa sipas tij rezultati real është ai i 14 majit ku PS fitoi me diferencë 21 vota.
“Ishte i pritshëm se u mobilizua makina shtetërore me potencialin e saj, resurset që ka regjimi për të tjetërsuar votën, me para, presione. Për mua ishte një rezultati i pritshëm nuk u habita, se ishte përqendrim total i shtetit mbi Rrogozhinën, rezultati real ishte i 14 majit që u deformua me pak vota”, tha Shehu.
Sa i takon luftës së dytë që po zhvillohet për vulën brenda PD-së zyrtare, Shehu zgjodhi ta komentojë shkurt duke thënë se partinë e përcaktojnë militantët e njerëzit dhe jo vula. Sipas tij, ata që s’kanë njerëz nga mbrapa po luftojnë për të marrë vulën, ndërsa këtë situatë e quan një farsë të Ramës.
“PD e përcakton militantët, anëtarët, njerëzit strukturat e PD. vendime arbitrare të marra nga një gjykatë arbitrare këto janë elementë të tjerë që s’të zyrtarizojnë por vetëm sa të transformojnë në patericë të pushtetit. Vrapim pas vulës, kush ta fusë vulën në xhep. Shumë zotërinj që s’kanë njeri nga mbrapa duan vulën. Kjo është një farsë që do mbarojë. Çdo ditë që kalon e bën komike. Të gjithë kolegët duhet t’i thërrasin mirë mendjen. Kjo është një farsë që po luan Rama”, u shpreh Shehu.
Shehu tha se do me nisjen e Kuvendit në shtator do të organizojnë protesta, por po mendojnë edhe mënyrën e organizmit të deputetëve të opozitës në parlament.
“Po shqyrtohen edhe momente të organizmit të deputetëve në parlamentin shqiptar, ka diskutime mes kolegëve dhe deputetët e tjerë të opozitës që janë në parlamentin shqiptar. Janë vendime që do merren në harkun kohor deri në hapjen e parlamentit”, tha Shehu.
Ju te PD jeni budallenj,jeni be cope cope e fajin jau paska Edi Rama sa qesharake
Përgjigjusa here qe ndodhe nje gje ne partin tuaj ju fajsoni Ramen po burra jeni ju yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy
PërgjigjuBardhi tregoi dobesi kur shefi jot filloi t'i beje pak si shume komplimente,prandaj humbi vulen.
PërgjigjuTritan mire preshi.
Përgjigju