Politikë

Vizioni i PS për sportin/ Rama: Koha të diskutojmë ligjin e sponsorizimit! Jo vetëm Manchester City, do sjellim dhe akademinë e NBA

16 Prill, 16:16| Përditesimi: 16 Prill, 18:27

  • Share

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar vizionin e Partisë Socialiste për sportin.  Nga një takim që u zhvillua ditën e sotme, ku ishin të pranishëm edhe të rinj, Rama tha se sot janë rreth 400 palestra në Shqipëri që u vijnë në ndihmë rreth 12 mijë nxënësve në shkolla.  Rama bëri me dije se janë çuar para edhe 3 projekte të reja që janë projekti për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit. 

'Vite më parë kjo pamje ishte e paimagjineshme këtu kishte ferra dhe orët e edukimit fizik ishte fshirë nga programi i shkollës, ndërsa sot e gjithë panorama e sportit është ndryshme kemi afro 400 palestra në Shqipërisë, ku 85 për qind janë me standarde dhe sot janë 12 mijë nxënës që janë të angazhuar në aktivitete sportive në shkolla. Më shumë se kaq janë baza për një kulturë të re sportive të shoqërisë duke filluar nga shkolla ne duhet ta rrisin këtë numër dhe numrin e disiplinave sportive të tjera si mundjen peshngritjeën dhe deri tek shahu dhe duhet të rrisim kapacitet e edukimit dhe numrin e trajnerve dhe të përmirësojmë edhe metologjinë.

Infrastruktura ka nevojë shumë, ne kemi çuar para 3 projekte të reja për stadiumin e Vlorës, Korcës dhe Durrësit që janë në fazën e garave për partnerin privat dhe kemi filluar procesin për pallatin e sportiti që duhet që të transpoimohet që të pres edhe finalae me rëndësi. Besoj që nuk mund të rrimë në vend numëro me një pistë atletike', tha ai. 

Kryesocialisti solli në vëmendje edhe investimet që lidhen me gradat e ish-kampionëve olimpik. Sipas tij, ata nuk janë më të papunë dhe të pa shpërblyer si kanë qenë më parë.

‘Atletika është sport kyç, ku shpresoj shumë që të gjejmë një mënyrë që të mbështesim federatën e atletikës që të hyjë në shkolla. Edhe në fund jam shumë i lehtësuar që ne e kemi zgjidhur problemin e ish- kampionëve, ku nuk kemi më kampion që enden rrugëve. Kemi ndërtuar sistemin e gradave, në Forcat tona të Armatosura që i vlerëson ata dhe ju jep një prespektivë jete të qartë dhe i kthen në asete që i shërbejnë sportit dhe i shërbejnë vendit, si shembuj në forcat e armatosura, qoftë si mentor, qoftë si këshilltarë apo si trajner', tha Rama.

Rama u ndal te ligji i sponsorizimit, i cili sipas tij, do të duhet të diskutohet më me seriozitet. Rama ripërsëriti se në Shqipëri do të sjellin edhe akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit, por janë në diskutime edhe për akademinë e NBA.

“Ne jemi shumë të lehtësuar që kemi zgjidhur problemin e kampionëve. Sot nuk ka më kampionë që enden rrugëve. Është shumë e qartë që tanimë, buxheti për Komitetin Olimpik, që ka marrë një pozicion të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, është i pamjaftueshëm, siç është për federatat e shumësportit. Me siguri do e nisim vitin e ardhshëm me rritjen e buxhetit të Komitetit Olimpik.

Mendoj se ka ardhur koha të ulemi dhe ta diskutojmë me seriozitet ligjin e sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë, por sot është e mundur. Nëse sot ne kemi një shembull që s’mund të imagjinohej disa vite më parë, të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme siç është ajo e Manchester City-t, shumë shpejt do të kemi të gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës, ku ashtu siç e kemi biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknikë të Manchester City-t, do të krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.

Po punojmë të krijojmë akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit. Kemi nisur diskutimet me NBA për akademinë e tyre. Ata duan ta bëjnë një akademi në rajon dhe i pëlqen ta vendosin në Shqipëri. Durrësin do e bëjmë një destinacion të një kompleksi me akademi sportive”, u shpreh Rama.

Ora 18:24
Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin, transformim i Pallatit të Sportit

1744814848_Screenshot4.jpg

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi vizionin e PS për sportin ditën e sotme, njoftoi edhe ndërtimin e 3 stadiumeve do të ndërtohen me Partnerit Publik Privat.

Bëhet fjalë për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe të Durrësit, që tashmë janë në fazën e garave për investitorët. Rama premtoi edhe transformim të Pallatit të Sportit, me qëllim për të pritur finale të nivelit ndërkombëtar.

“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që të transformohet në një pallat që të presë finale të nivelit ndërkombëtar. 

Ora 16:56
Rama prezanton programin për sportin: Kemi ndërtuar sistemin e gradave, sot nuk ka më kampion të papunë në rrugë

 

Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar pasditen e sotme programin e Partisë e Socialiste për sportin në kuadër të agjendës ‘Shqipëria 2030’. Rama solli në vëmendje investimet që lidhen me gradat e ish-kampionëve olimpik, që sipas tij nuk janë më të papunë dhe të pa shpërblyer si në të shkuarën.

Nga ana tjetër Rama tha se po punojnë për të rritur investimet që lidhen me federatat sportive, që sipas tij janë ende jo në pritshmërinë e qeverisë.

‘Atletika është sport kyç, ku shpresoj shumë që të gjejmë një mënyrë që të mbështesim federatën të atletikës që të hyjë në shkolla. Edhe në fund jam shumë i lehtësuar që ne e kemi zgjidhur problemin e kampionëve, ku nuk kemi më kampion që enden rrugëve. Kemi ndërtuar sistemin e gradave, në Forcat tona të Armatosura që i vlerëson kampionët dhe ju jep një prespektivë jete të qartë dhe i kthen në asete që i shërbejnë sportit dhe i shërbejnë vendit, si shembuj në forcat e armatosura, qoftë si mentor, qoftë si këshilltarë apo si trajner. Përtej kësaj është shumë e qartë që buxheti për komitetin, që ka marrë një pozicion shumë të nderuar përtej për pritshmërive, është i pamjaftueshëm. Kështu ne vitin e ardhshëm do ta fillojmë me një rritje të buxhetit të komitetit. Edhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet që të mbyllim ligjin e sponsorizimeve.'-përfundoi Rama.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Engels: 16/04/2025 20:52

    ..pallatin e Sportit ndërtoje aty poshtë digës së liqenit artificial të Tiranës.., në vazhdim të Kampusit Olimpik e Pishinave.,të ish klubi Dinamo!!!???..bëji një projekt Spektakolar..me parkime underground etj..,duke qenë edhe pranë Unazës së madhe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?