Politikë

Rama takim me shqiptarët në Milano: Të ardhurat vjetore për frymë i gjetën 3 mijë e pak euro, në Shqipërinë 2030 do jenë 15 mijë euro

13 Prill, 16:08| Përditesimi: 13 Prill, 22:02

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama u zotua para shqiptarëve të Milanos se në Shqipërinë 2030 të ardhurat vjetore për frymë do shkojnë të paktën në 15 mijë euro, një rritje me 5 herë e të ardhurave vjetore që shqiptarët kishin deri në 2013.

"Do vazhdojmë ta rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Kur ne morën detyrën Shqipëria prodhonte më pak se 10 miliardë euro në totalin e vet, sot prodhojmë 25 miliardë euro dhe në vitin 2030 do ta çojmë në 35 miliardë euro. Vetëm kështu mund të rrisim të ardhurat për frymë. Kur morëm detyrën, ishin 3 mijë e pak euro për frymë, sot janë 10 mijë e 400 euro, dhe në Shqipërinë e vitit 2030 do ta çojmë në 15 mijë euro për frymë.

Do ta rrisim pagën mesatare në sektorin publik. E gjetëm në 370 euro, sot e kemi çuar në 1 mijë euro dhe në Shqipërinë e vitit 2030 do ta çojmë të paktën në 1 mijë e 200 euro.

Të votosh për Shqipërinë 2030 në BE do të thotë të investosh për një Shqipëri të re, si në aspektin e të drejtave, ashtu edhe në atë financiar. Sepse në vendin në sofrën europiane do të ketë një buxhet solidariteti ekstra çdo vit. Dhe për të marrë një shembull, nëse BE na ka dhënë rreth 1 miliard euro gjatë këtyre viteve, pas futjes në BE, çdo vit do të marrim 1 miliard euro, që do të jenë fonde të falura.

Ajo që ka ndoshta rëndësi më të drejtpërdrejtë për ju, është jo vetëm fakti që me hyrjen në BE mundësitë tona si qeveri, si buxhet, do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur njerëzit, por edhe që me hyrjen e Shqipërisë në BE, çdo shqiptar dhe shqiptare kudo ku është, do të marrë pasaportën europiane.

Pasaporta europiane e BE-së nuk është një dokument udhëtimi si çdo tjetër. Është një status. Është një status i ri qytetarie, një status që për ne, si banorë ndër më të vjetrit të këtij kontinenti, do të na japë mundësinë që me atë pasaportë të kemi dinjitet të barabartë me çdo italian, çdo francez, dhe me këdo tjetër",- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Milano: Votoni PS, të hyjmë në BE! Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit! Thirrje demokratëve: Nuk iu mjaftoi ajo që ju bëri në Primare?


K.M/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?