Politikë

Rama: Do hapim një muze vere në Berat! Hyrja në BE, sikur të kesh mushkëri të reja! S'mund të humbasim mundësinë për mustaqet e Çelos! Tregon dy 'rekordet' e tij (VIDEO)

23 Prill, 10:27| Përditesimi: 23 Prill, 15:42

  • Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim me fermerët në Berat, u shpreh se qeveria do të mbështesë këdo që ka nevojë me instrumentin e ri financiar, linjën e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë, që lehtëson aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Mbështesim këto që ka nevojë për asistencë, kemi nënshkruar marrëveshje për bankat, të cilat kanë filluar edhe fushata informuese sepse është qeveria që garanton. Të ngremë më tutje nivelin e prodhimit, përpunimit dhe nivelit të eksporteve. Kemi objektiv të shkojmë 1 miliardë eksporte.”, u shpreh Rama.

Ai njoftoi edhe planin për të ndërtuar një muze vere në Berat. 'Ne kemi me Ervinin një plan që po e quaj të pjekur tanimë për të ndërtuar ose më saktë, për të pasur këtu në Berat muzeun e verës', u shpreh ai. Rama përmendi gjithashtu edhe një projekt për serat. Për këtë është bërë një marrëveshje në parim në mënyrë që Shqipëria të përdoret si 'pilot', por ende nuk ka një gjë konkrete. 

Duke u ndalur te BE, Rama tha se anëtarësimi është sikur të "vësh" mushkëri të reja. Këtë mundësi historike, u shpreh Rama, nuk duhet që ta humbim për ‘mustaqet e Çelos’. Sipas kryesocialistit, me hyrjen në BE, vendi do të ketë mundësi të marrë më shumë mbështetje financiare edhe në bujqësi.

“Na duhet të kapim dhe të mos lëshojmë këtë shans për mustaqet e Çelos. Ti bëjmë yzmetin këtij shansi dhe të kemi frymëmarrje tjetër. Është si të vësh mushkëri të reja dhe të vraposh me një shpejtësi më të lartë. Nuk mundet dot t’i lësh pa i vënë se ke disa politikëra në kokë. Kjo është kombëtare.”, tha Rama.

Nuk kurseu as batutat teksa tha se mban dy rekorde, një kombëtar dhe një botëror. 

“Një rekord e kam unë. Dy kam në fakt, një e kam botëror, një kombëtar. Botërori është që jam piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën. Dhe jam kryeministri më i mirë mes piktorëve në të gjithë botës. Këtë nuk ma merr njeri. Ky është Guinnes. Rekordin kombëtar që kam është që nga 1912 të gjithë kryeministrat deri këtu, t’i bashkojnë të tërë kilometrat që kanë bërë në Shqipëri janë nuk e di sa xhiro mbrapa meje. Qarku i Beratit sot ka plot probleme por nuk njihet nga pikëpamja.”, tha Rama.

Ora 11:04
Rama zbulon dy ‘rekordet’ e tij: Nuk ma merr dot njeri, jam për Guinnes

 

Kryesocialisti Edi Rama, në takimin me fermerët në Berat, tha se ka dy rekorde, një kombëtar dhe një botëror. Sipas tij, ai botëror ka të bëjë me faktin se është piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën.

Sa i përket rekordit kombëtar, Rama tha se që të gjithë kryeministrat, po 't’i bashkojnë të tërë kilometrat që kanë bërë në Shqipëri janë nuk e di sa xhiro mbrapa meje' .

“Një rekord e kam unë. Dy kam në fakt, një e kam botëror, një kombëtar. Botërori është që jam piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën. Dhe jam kryeministri më i mirë mes piktorëve në të gjithë botës. Këtë nuk ma merr njeri. Ky është Guinnes. Rekordin kombëtar që kam është që nga 1912 të gjithë kryeministrat deri këtu, t’i bashkojnë të tërë kilometrat që kanë bërë në Shqipëri janë nuk e di sa xhiro mbrapa meje. Qarku i Beratit sot ka plot probleme por nuk njihet nga pikëpamja.”, tha Rama.

Ora 11:03
VIDEO/ ‘Bujqësia ka ecur’, Rama ‘debat’ me demokratin në Berat: Ti thua e solli koha? Këtë fiksimin do të ta shkul si tapë që të marrësh ajër

Në takimin që po mbajti me fermerët në Berat, kryesocialisti Edi Rama nuk kurseu batutat. Një pjesëmarrës demokrat tha se bujqësia ka bërë përparësi, por sipas tij, kjo ka ardhur me kohën. Rama ndërhyri duke i thënë se të paktën bien dakord në një gjë, që bujqësia ka ecur, pavarësisht se janë të ndarë për ‘kohën’.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Demokratët ndahen në dy kategori. E madhja është që këtu nuk është bërë asgjë. E vogla, e njerëzve që kanë logjikë por që iu ka mbetur fiksimi që thonë e solli koha.

Qytetari: Unë jam i hapur, biznesin e kam ngritur me familjen time. Edhe me ndihmën e skemave të IPARD dhe mbështetja. Ideja është që t’i themi gjërat siç janë. Bujqësia ka ecur, ndryshe s’ka pasur kaq sera. Janë edhe cilësore në ndërtim.

Rama: Rëndësi ka që të biem dakord që ka ecur përpara goxha. Pastaj se si dhe pse le të rrimë të ndarë, tu thua e solli koha, ne kemi mendim pak ndryshe.

Më tej, kryesocialisti, teksa po fliste për verërat, tha me ironi se qeveria s’ka bërë asgjë për t’i promovuar produktet shqiptare, por interesi i rritur ka ardhur për shkak të kohës, siç deklaroi qytetari. Rama iu drejtua duke i thënë se fiksimin demokrat do t’ia shkulë avash avash si një tapë që të marrë ajër.

“Ti e di më mirë se unë që ka verëra shqiptare që kanë filluar të hyjnë edhe në restorante jashtë. Më shumë mund të penetrojnë nëse do të dimë si t’i promovojmë. Pra ka ardhur momenti se tani se kemi ca themi. Se përpara ishte fillimi etj, por e solli koha se nuk është merita jote Fatos. Ti atje në vreshtat e tua dhe në atë bujtinën tënde rri e dredh zinxhirin, koha i sjell dhe i përmirëson. Tani koha ka sjellë. E solli koha, nuk ke asnjë meritë ti. Edhe rrugën Berat-Skrapar e solli koha. Nuk kemi ça bëjmë ne, do të shkojmë ta shohim se si do ta bëjë koha realitet. Por jemi në të njëjtën gjatësi vale, e rëndësishme është që tek vizioni, puna për të shkuar përpara jemi të ngjashëm prandaj jemi miq përtej fiksimeve. Do të ta heq fiksimin por avash avash, më duhet pak kohë por nuk ta shkula si tapë që të hapësh dhe të marrësh ajër dhe të bëhesh më i lezetshëm, mbaje mend...”, i tha Rama.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?