Tre këngëtaret shqiptare Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha

VIP & Spektakël

Kryesoi vetëm njëra prej tyre, si u përballën tre këngëtaret shqiptare në MTV VMA 2018

21 Gusht 2018, 14:07| Përditesimi: 21 Gusht 2018, 14:14

  • Share

MTV’s Video Music Awards mblodhi mbrëmjen e kaluar në Radio City Music Hall në New York, të gjithë këngëtarët më të famshëm të Hollywood-it.  

Yjet më të mëdhenj të muzikës u vunë në garë me njëri-tjetrin për rrëmbimin e çmimeve. Mes tyre u përballën edhe tre këngëtaret shqiptare: Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Dua u nominua në 3 kategori: “New Rules” është nominuar për këngën e vitit, “IDGAF” për koreografinë më të mirë dhe “One Kiss” për kërcimin më të mirë.

Rita Ora është nominuar me 2 kategori: “Lonely Together” është nominuar për kërcimin më të mirë, dhe me këngën “Lonely Together” në bashkëpunim me Avicii në kategorinë efektet më të mira vizuale.

Ndërsa Bebe Rexha është nominuar vetëm në një kategori, atë të bashkëpunimit më të mirë me këngën “Meant to Be” me Florida Georgia Line.

E vetmja që mori çmim prej tyre, ishte Rita në kategorinë “The best dance”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?