Politikë

Kryeson PS-në në Shkodër, dy humoristët shkodranë e zgjedhin për 'vajzë': E dona një si ajo, ta quajmë Edona

21 Prill 2021, 09:00| Përditesimi: 21 Prill 2021, 09:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video humoristike me dy aktorët e mëdhenj shkodranë Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari. Me doza humori ata në fund ata kanë kërkuar nga qytetarët që të mbështesin kryesuesen e listës së Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali.

Të shtrirë në krevat, të ndarë  me logo partie, njëri i PD-së Besnik Çinari dhe një me PS, Zyliha Miloti, ata bien të dy dakord në fund që Edona duke iu referuar Edona Bilali e duan të gjithë, pavarësisht bindjes politike që kanë.

“Mirëmëngjes. E dona shumë e dona. Ditë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Biseda mes dy humoristëve në video:

Zyliha Miloti: Ça asht more? Kush asht tesh natën mor?

Besnik Çinari: Urdhna. Oh Zot!

Zyliha Miloti: Kush asht?

Besnik Çinari: Sondazh the.

Zyliha Miloti: Ça?

Besnik Çinari: Sontazh në tre mas mesnatës!

Zyliha Miloti: Prite zot!

Besnik Çinari: Shko mor djal po unë nuk i kallzoj grus teme se për kë votoj.

Zyliha Miloti: Dojnë me na ba me shamat!

Besnik Çinari: Pritezot

Zyliha Miloti: Pak se bajmë tan ditën e bijmë fel me njëri-tjetrin. Nejse ma, ditën bijmë na po… në mramje mandej pajtohena.

Besnik Çinari: Mos mu pa pajtnu na si kishim ba 7 fëmij maj.

Zyliha Miloti: Po pra

Besnik Çinari: 7 djem. Kanë thanë gjithmonë: Baba pa vajzë si nata pa hanë.

Zyliha Miloti: Jo kanë thanë për nanën, jo për ju burrat

Besnik Çinari: E bëjm i vajzë.

Zyliha Miloti: E dona.

Besnik Çinari: E dona nji vajzë

Zyliha Miloti: Nji vajzë e dona

Besnik Çinari: Po si po ja vejmë emrin maj?

Zyliha Miloti: Emrin? Edona pra, Një vajzë e dona. Edona

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?