Prej vitesh më pak se një kilometër rrugë nga Lushnja deri në Allprenaj është kthyer në sfidë për banorët e këtij fshati. Premtimet elektorale të fushatave nuk janë mbajtur, thanë banorët që protestuan para bashkisë së Lushnjes. Rruga e paasfaltuar po degradon çdo ditë.
“Premtime boshe! Kemi njerëz të sëmurë, me aftësi të kufizuara, nuk hyn ambulanca. Në punë nuk shkojmë dot. Kishim shkollë, por u mbyll. Fshati më i afërt me Lushnjen është Allprenaj, por ne s’kemi rrugë. Nuk nxjerrim dot produktet bujqësore në treg. Vijnë bëjnë matjet gjatë fushatave elektorale, sa mbarojnë votimet zhduken, gjithçka mbetet në heshtje!”, shprehen ata.
Rreth 100 banorë në fshatin Nangë të Kukësit prej vitesh vuajnë mungesën e rrugës. Mes baltës e gropave me ujë kalojnë dhe nxënësit e shkollës. Problematike tjeret eshte edhe mungesa e rrjeti te te kanalizimeve.
“Kur bien reshje e kemi problem të çojmë fëmijët në shkollë. Këtu kalojnë rreth 70 fëmijë, e kemi problem shumë të madh. Vijnë marrin votat dhe ikin, zhduken”, thanë ata.
Banorët ngritën shqetësimin e tyre në këshillin bashkiak të Kukësit por ende s’ka një vendim për asfaltimin dhe sistemin e këtij aksi rrugor.
Po ju pse ua jepni? Mblidhuni,beheni me fjale e mos votoni per asnje majtas,ose djathtas dhe e shikoni pastaj si mbahen premtimet.
Përgjigju