Këshilli i Ministrave vendosur të zgjasë deri në 31 dhjetor 2025 mbrojtjen nga Garda e Republikës të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Qeveria ka përcaktuar me vendim se anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit hyjnë në listën e personaliteteve që duhet të mbrohen nga oficerët e Gardës.
Vendimi i qeverisë, i mbështetur në Kushtetutë dhe në disa nene të ligjit “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, pas propozimit të ministrit të Brendshëm, përcakton se kryetari dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përfitojnë mbrojtje deri më 31 dhjetor 2025. Ky vendim do të hyjë në fuqi në mes të muajit janar pas botimit në “Fletoren zyrtare” të radhës.
'Me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Në shkronjën “j”, të pikës 1, të vendimit nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, pas fjalëve “… kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit …” shtohen “… deri më 31 dhjetor 2025', thuhet në vendim.
Komisionerët e vettingut që rrëzoi piramidën e vjetër të sistemit të drejtësisë kryen kontrollin e 800 gjyqtarëve, prokurorëve, ndihmësve ligjore dhe sipas Kushtetutës e ligjit e mbyllën misionin në dhjetor të 2024. Tashmë detyrën e tyre do ta kryeje Struktura e Posaçme Antikorrupsion nën drejtimin e Altin Dumanit.
Kjo do të thotë se për çdo rast që do të ngrihen dyshime rreth gjyqtarëve apo prokurorëve në detyrë, do të hyjnë në lojë prokurorët e posaçëm, të cilët kanë të drejta të pakufizuara për të hetuar gjithçka që përbën dyshim se mund të jete akt korruptiv apo i krimit të organizuar.
Pse kerkojne vazhdimin e mbrojtjes keta te KPK, nese ka bere detyren sic deuhet skane pse te kene frike, apo kane hall se vene ata qe ne te vertete duhet te ishin jashte sistemit dhe i kerkojne parate qe kane dhene. Ata te kene frike nga Zoti me ato qe kane bere jo nga njerezit, se keta te fubdit nuk e ulin nivelin e tyre dke u marre me keto monstra, si RolanD Ilia,qe i rropi studentat per nje note e bema te tjera qe me vjen ndot ti permend, apo Pamela Balluku (Qirko) qe e zhdukku mbiemrin e saj sa u be komisionere, pasi ishte ne konflikt te hapur interesi me qeverine, Etleda Ciftja qe ben manovra per pronesinte e saj dhe njerezit i heq per kete gje, Olsi Komici qe per para shet dhe prinderit e tij, Valbona Sanxhaktari qe e ka dosjen mal ne Shik dhe Dsik, Alma Faskaj qe fallsifikon largimin e saj nga sistemi i drejtesise, Firdes Shuli qe nuk ben nje gje pa lek dhe bemat e saj ne kohen kur ka qene gjyqtare, Suela Zhegu nje injorante qe mblidhte deklaratat e pasurise se gjyqtareve ne KLGJ me nje burre mashtrues qe kushedi sa here eshte denuar penalisht, Brunilda Bekteshi qe ju hapen ceshtje penale per dekarim te rreme edhe fallsifikim, Genta Bungo e cila eshte hequr me ceremoni nga Juridiku per korrupsion dhe bema te tjera qe i kemi pare me ze dhe figure, Lulzim Hamitaj nje kerric gomari i cili ka turperuar fshatin nga vjen, me bemat e tij, Xhensila Pine qe nuk justikon pasurine e saj dhe shikon te te tjreve,
Përgjigju