Klodian Taçe, kreu i Bashkisë Gramsh

Kryetari i Bashkisë Gramsh: Më kanë hakeruar faqen në 'Facebook', shmangni komunikimet!

25 Gusht 2022, 12:38| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 12:44

  • Share

Kryetari i Bashkisë Gramsh Klodian Taçe njoftoi se i kanë vjedhur faqen e faqen e tij në Facebook. Njoftimin, Taçe e bëri në një postim në llogarinë tjetër personale që ka në këtë rrjet social, ku u kërkon qytetarëve të shmangin çdo lloj mesazhi dhe komunikimi nga faqja zyrtare e hakeruar.

“Përshëndetje të gjithëve! Prej ditës së sotme, ‘Klodian Taçe-Faqja Zyrtare’ është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë të rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ‘Klodian Taçe – Faqja Zyrtare”, shroi Taçe. 

Faqja e kryebashkiakut Taçe hakerohet vetëm pak ditë pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh, ku 2 shtetas rusë dhe 1 ukrainas tentuan të hyjnë me forcë duke sulmuar ushtarë. Të tre janë të arrestuar zyrtarisht me akuzën për spiunazhi.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?