Për të folur për bazën e NATO-s në Kuçovë në "5 Pyetjet" ishte dhe kryetari i bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi. Ai ngriti një pyetje në lidhje me armatimin e Shqipërisë, së cilës iu përgjigj kolonel Toçi.
“Ndaj kujt ruhemi dhe ndaj kujt duhet të armatosemi deri në fyt. Jemi anëtar të NATO dhe një kërcënim ka kush përgjigjet. Është një bazë që është vlerësuar nga të gjithë si një arritje. Nuk jam dakord me Kullurin që duhen shfryrë balonat e propagandës. Pasi propaganda është diçka që nuk ekziston. Këtu kemi një fakt”, tha Ajazi.
“Do flas me shembullin e Estonisë. Kemi folur për Ukrainën për rrezikun rus. Të investojmë në teknologji, në arsimin e atyre djemve dhe vajzave. Sipas dokumentit strategjik të NATO-s në samitin e NATO në 2022, Rusia është kërcënim i qartë e shprehur e zeza në të bardhë. Dhe Estonia ka marrë përsipër sisteme të ndryshme jo vetëm raketa Stinger. Por ka marrë sisteme raketore tokë-det. Ka kërkuar sisteme artilerie së bashku me Finlandën. E shumë sisteme të tjera, të cilat do ta mundësojnë si pjesë të NATO të marrë përsipër mbrojtjen e integritetit territorial të vendit. Megjithëse vendi vogël ka një buxhet i madh dhe një vëmendje të shtuar, në rast të një kërcënimi rus”, shtoi Toçi.
Lajmi kryesor:
Baza e NATO-s në Kuçovë taktike/ Koloneli për '5 pyetje': Mund të përdoret dhe për kontrollin e hapësirës ajrore në rajon! Rusia është kërcënim i qartë
G.K//ReportTv.al