Kryetari i bashkisë së Kolonjës baba për herë të dytë: Presim vajzë, jam më i lumturi në botë! (VIDEO)

14 Prill 2020, 11:07| Përditesimi: 14 Prill 2020, 12:11

  • Share

Në gjithë morinë e lajmeve të këqija që vijnë nga koronavirus, ardhja në jetë e një fëmije është shpresë për jetën, vijueshmërinë e saj. E kurdoherë, lajmi se në jetë do të vijë një fëmijë është një lajm që të mbush shpirtin!

Një lajm të tillë të mirë  e ka dhënë edhe kryetari I Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai I cili thotë se së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.

Familja e tij do të bekohet sërish me një vajzë.

"Megjithë pritshmëritë tona që Ajri do të bëhet me vëlla, jo! Do të bëhet me një motër. Përsa I përket emrit, jemi duke e menduar” shprehet kreu i Bashkisë së Kolonjës, në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”.

 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?