Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai u paraqit sot në SPAK. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se Isai u thirru në cilësinë e një personi që ka dijeni për një çështje që është në hetim.
Pas doli nga SPAK, në një prononcim për mediat, Isai tha se nuk ishte thirrur për krimet zgjedhore, por për një çështje të vjetër, por nuk e specifikoi se për çfarë bëhet fjalë.
“Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë i thirrur si person që ka dijeni. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion në dijeni. Së kë po heton i takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Isai u rizgjodh në krye të bashkisë të Kolonjës në zgjedhjet e 14 majit.
Aktor dhe ne interviste. Haha. E ka kapur spak dhe po tenton ta fshehi.
Përgjigju