Kryetari i bashkisë së Tropojës në SPAK, Rexh Byberi: Nuk u pyeta për McGonigal, e kam prit dhe e dua si mik

11 Prill, 11:28| Përditesimi: 11 Prill, 14:15

  • Share

Për më shumë se një orë, SPAK mori në pyetje kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi. Nuk dihet saktësisht çështja për të cilën ai është thërritur, pasi ndaj Byberit ka disa kallëzime, të rreth 300 qytetarëve të zonës së tij, që e kanë denoncuar për favorizim të familjarëve dhe shpërdorim detyre.

Madje njërit prej familjarëve të tij i ka dhënë të drejtën të ndërtojë një HEC. Megjitthatë në dalje, Byberi tha se u pyet për disa gjëra, por pa treguar se për çfarë konkretisht. Pyetjes së gazetarëve nëse u pyet për McGonigal, të cilin e ka shpallur qytetar nderi të Tropojës, Biberi u përgjigj:

“E kam prit si mik, e dua si mik dhe jam krenar që Tropoja pret miq dhe i respekton”.. Nuk jam pyetur për McGonigal por për çështje të tjera”

Ish-zyrtari i lartë amerikan është nderuar si "Qytetar Nderi" më 23 shtator 2021 nga Bashkia e Tropojës dhe kryebashkiaku socialist Rexh Byberi. Kujtojmë se Gjykata federale e Uashingtonit dënoi në shkurt të këtij viti me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?