Takimi mes Sadushit dhe Dineke de Groot

Politikë

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi takohet me homologen holandeze Dineke de Groot, diskutime për shkëmbimin e eksperiencave

29 Shtator, 17:04| Përditesimi: 29 Shtator, 17:11

  • Share

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, priti sot në një takim Kryetaren e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot. Përmes një njoftimi për mediat, Gjykata e Lartë bën me dije se takimi synon të nxisë dialogun institucional dhe shkëmbimin e përvojave mes dy gjykatave.

Sadushi gjatë takimit ka prezantuar prioritetet e tij për bashkëpunimin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërgjyqësor në kuadër të zhvillimeve të jurisprudencës evropiane dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për formalizimin e raporteve institucionale.

Më tej, Sadushi ka vënë në dukje nevojën për unifikimin metodologjik të instrumenteve të harmonizimit, që do të garantojë një praktikë gjyqësore më koherente, dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës, veçanërisht në fushën e dixhitalizimit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, për të siguruar drejtësi efektive dhe të besueshme për publikun.

Ndërsa kryetarja De Groot ka vlerësuar rëndësinë e thellimit të dialogut dhe shkëmbimeve të vazhdueshme ndërmjet institucioneve të drejtësisë, të cilat forcojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike.

Ndërsa po ashrtu u zhvillua edhe një tryezë e përbashkët mes gjyqtarëve holandezë dhe trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë. Diskutimet u fokusuan tek shkëmbimi i përvojave në gjykimin kasacional, me qëllim rritjen e cilësisë së jurisprudencës dhe adresimin e sfidave të përbashkëta, veçanërisht në ndërveprimin e gjyqësorit kombëtar me atë ndërkombëtar.

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?