Kryetari i Khersonit pranon: Qyteti në duart e rusëve

2 Mars 2022, 22:12| Përditesimi: 2 Mars 2022, 22:15

  • Share

Igor Kolykhaev, kryebashkiaku i Khersonit në Ukrainën jugore, pranoi se qyteti është nën kontrollin rus. Është qyteti i parë i madh që pushtohet nga forcat e dërguara nga Moska, që kur operacioni ushtarak filloi natën mes 23 dhe 24 shkurtit. 

Në një mesazh të postuar në Facebook të mërkurën, Igor Kolykhaev shkroi se "kishte vizitorë të armatosur në këshillin e qytetit sot" dhe se ai u kishte thënë trupave "ne nuk kemi Forca të Armatosura të Ukrainës në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan për të jetuar këtu!".

Kolykhaev shkroi se forcat e Moskës kanë vendosur një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 06:00 me kohën lokale dhe tha se makinat me ushqime, ilaçe dhe disa furnizime të tjera do të lejohen të hyjnë në qytet.

Ai shtoi se makinat brenda qytetit duhet të lëvizin me shpejtësi "minimale" dhe këmbësorët u ndalohet të lëvizin në grupe prej më shumë se dy personash.

"Deri tani kështu është. Flamuri ukrainas mbi ne. Dhe për të mbajtur të njëjtë, këto kërkesa duhet të plotësohen. Nuk kam asgjë tjetër për të ofruar ende", tha Kolykhaev.


Lajmi kryesor:

Shpërthime pranë stacionit hekurudhor në Kiev, objektiv Ministria e Mbrojtjes! Qyteti jugor Kherson në duart e rusëve! Suedia: Moska shkeli hapësirën tonë ajrore! Nesër negociatat Moskë-Kiev, në tryezë armëpushimi


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?