Kronikë

Kryetari i KLGJ: Kemi kapacitetet për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar të magjistratëve

16 Dhjetor 2024, 16:23| Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 16:46

  • Share

 

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi në fjalën e tij nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për magjistratët. 

‘KLGJ i ka demostruar kapacitetet e veta për 3 komponentë në të cilët procesi i vetingut është bazuar që janë vlerësimi etik dhe profesional, i figurës dhe pasurisë. KLGJ që kur është formatuar është ideuar që nëse do të vijë një moment, kur mandati i disa organeve që kanë kryer vlerësimin kalimtar të magjistratëve do të përfundonte do ta vijonte më tej KLGJ. KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për të mirën e vendit dhe do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën. Suksese ata që kanë kontribuuar në këtë proces, vlerësim për punë  e tyre. Kjo është puna jonë dhe ne do ta bëjmë në të mirën e Shqipërisë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?