Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.
Sipas Gjeloshaj, këto vargje mund të shihen si thirrje për luftë. Deklarata e tij u konfirmua nga burime për Radio Europa e Lirë.
“Unë e shoh këtë si abuzim me fenë, sepse nuk është më politikë. Kosova është shtet i pavarur. Për mua është e pakuptueshme që dikush nga kisha të thërrasë ushtrinë; domethënë, bën thirrje për luftë. Unë mendoj se ka elemente për hetimin e prokurorisë”, tha kryetari i Tuzit, komunë me shumicë shqiptare.
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, është shuguruar të dielën në qytetin e Cetinës.
Në mediat sociale është shfaqur një video që tregonte priftërinj dhe besimtarë në oborrin e brendshëm të Manastirit të Cetinës, duke kënduar një këngë që përmban vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Shugurimi i Joanikijes ka shkaktuar incidente edhe midis malazezëve dhe serbëve të Malit të Zi.
Cetina është qendra kulturore dhe historike e këtij vendi dhe simbol i identitetit shpirtëror dhe shtetëror për malazezët, por, në të njëjtën kohë, qyteti është seli e Mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Jo Vella i dashur!Nuk ka disatncim as formal e as moral,sepse te tille antishqiptare, e kane nndertua moralin e tyre politik e kombetare,fatkeqesisht ne kete ndertim po marrin pjese ende shqiptaret ,si Abazoviq ate dite ne cetinje,nen Lloviqenin e Njegosit frymezuesit naciinalist ant ishqi ptar te perbetuar.Kisha ortodokse serbe,nga ajo dite, me "himnin" antishqiptare,mori drejtimin e saj drejte Kosoves,ku edhe eshte qellimi dhe synimi tash e 26 projektet qe nga 1844 me Garashaninin te gjenocidit dhe pastrimit etnik te Kosoves."Vellezrit griden,laroji n'kallamoq"!
Përgjigju