Izmir Zeqiri

Kosova & Rajoni

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet me jetë në rrjetet sociale, Zeqiri: Nga i njëjti kriminel për herë të 4

3 Shkurt, 10:28| Përditesimi: 3 Shkurt, 10:42

  • Share

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Zeqiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se është hera e 4 që kërcënohet nga i njëjti person. 

“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njëjti kriminel për herë të katërt. Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe mi ofendon herojt dhe figurat historike të popullit shqiptar. Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcënon përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar Zeqiri në rrjetin social Facebook./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?