Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Aleksa Bečić, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.
“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, Ju dërgoj urimet e mia më të përzemërta për suksese në këtë mision të nderuar. Shqipëria e konsideron Malin e Zi një vend fqinj, mik, aleat dhe partner në NATO e në rajon dhe vlerëson rolin dhe kontributin e vendit Tuaj në zhvillimin, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Shpreh gjithashtu bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Malit të Zi do të vijë duke u fuqizuar dhe kam kënaqësinë t’Ju ftoj për një vizitë në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për ju.”, - shkruan në urimin e tij Ruçi