Silvio Gonzato dhe Niko Peleshi

Politikë

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi takim me Ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato! Në fokus procesi i integrimit europian

24 Shtator, 11:01| Përditesimi: 24 Shtator, 11:02

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e procesit të integrimit europian dhe rolin udhëheqës që Kuvendi i Shqipërisë ka në këtë drejtim.

Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Delegacionit të BE-së për të garantuar që reformat e ndërmarra të përkthehen në rezultate konkrete për qytetarët. Kryeparlamentari Peleshi theksoi se transparenca, dialogu dhe funksioni mbikëqyrës i Kuvendit janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi dhe qëndrueshmëria e këtij procesi.

Peleshi nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë mbetet institucioni qendror ku reflektohet vullneti i qytetarëve dhe ku miratohen reformat që e afrojnë vendin tonë me familjen europiane. Ndërkohë, Ambasadori Gonzato rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Europian për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit dhe vlerësoi angazhimin e Kuvendit për përmbushjen e prioriteteve të integrimit.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?