Xhevdet Amuli dhe Bardh Spahia

Kryetari i PD-së Shkodër akuza ndaj Bardh Spahisë: Ka larguar demokratët e vërtetë për të plotësuar orekset e 'Shtëpisë së Lirisë'

2 Korrik 2022, 16:39| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 17:06

  • Share

Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli ka hedhur akuza ndaj kryetarit të bashkisë Shkodër Bardh Spahia, i zgjedhur nga 'Rithemelimi'. Sipas tij, Spahia është duke larguar nga pozicione pune demokratët e vërtetë për qëllime politike e inate personale.

Amuli vijon shkrimin e tij në Facebook, duke i bërë thirrje kryetarit aktual që të ndalojë fushatën e shkarkimeve nga puna e demokratëve të cilët kanë kontribuar ndër vite në ato pozicione pune. 

Ky largim sipasj tij vjen në vazhdën e shkarkimeve të demokratëve dhe profesionistëve, për të plotësuar orekset dhe premtimet elektorale të Koalicionit Shtëpia e Lirisë.

'Kryetari i Bashkisë Shkodër,Bardh Spahia nuk po ndalet në sulmet kundër demokratëve të vërtetë.

Së fundmi ka shkarkuar nga detyra si drejtues i Qendrës së Zhvillimit një prej aktivistëve dhe kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite,Fatmir Vojvoda.

Fatmir Vojvoda vjen nga një familje e persekutuar nga ish-regjimi komunist dhe gjatë detyrës së tij është shquar për korrektesë me stafin e kësaj qëndre dhe profesionalizëm në shërbim të këtij komuniteti me problematika në planin mendor dhe fizik.

Ky largim vjen në vazhdën e shkarkimeve të demokratëve dhe profesionistëve, pa asnjë motivacion,por për qëllime politike dhe për të plotësuar orekset dhe premtimet elektorale të Koalicionit Shtëpia e Lirisë.

Që prej fillimit të mandatit Bardh Spahia ka larguar disa demokratë dhe drejtues të bashkisë Shkodër vetëm me qëllime politike dhe inate personale.

Partia Demokratike,dega Shkodër i bën thirrje Kryeatrit aktual Bardh Spahia që të ndalojë fushatën e shkarkimeve dhe largimeve nga puna të demokratëve të ndershëm të cilët kanë kontribuar ndër vite për fitoren e PD-së në qytetin e Shkodrës.

Politika e ndjekur nga Rithemelimi, Foltorja me këto largime, nuk do asesi bashkimin  e demokratëve të ndershëm,por realizimin e politikave dhe objektivave personale të drejtuesve të këtij grupimi politik.'- shkruan Kreu i PD-së së Shkodrës.

Kujtojmë që Bardh Spahia mori drejtimin e bashkisë së Shkodrës zyrtarisht më 31 mars të këtij viti.  Spahia ishte kandidati i Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha. Ai mundi në këtë garë kandidaten e PS, Majlinda Angoni si edhe kandidatin e PD-së, Xhemal Bushati. 

Kjo nuk është hera e parë që kryetari i bashksië Shkodër përballet me këto akuza, ai ka firmosur shkarkimin e 2 administratorëve më 14 prill, atij të njësisë Administrative të Postribës, Altin Shabaj dhe atij të Dajçit, Gjovalin Darragjati. Duhet theksuar se administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?