Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, zgjidhet Eduart Makri

17 Prill 2019, 18:56| Përditesimi: 18 Prill 2019, 17:04

  • Share

Pas garës për drejtues në Qendrën Kombëtarë të Kinematografisë është shpallur fituesi, i cili është regjisori Eduard Makri. Përballë tij kandiduan edhe artistja Yllka Gjollesha, producentja Elkjana Gjipali dhe kineasti Ilir Butka (ish-drejtues i QKK). Ndërsa, dy emrat që ministrja e Kulturës, Elva Margariti rekomandoi në qeveri ishin ai i Ilir Butkës dhe Eduart Makrit.

Eduart Makri  (1957) lind në qytetin e Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit fillon punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si regjisor dhe skenarist. Në vitin 1993 fillon punën si pedagog në Akademinë e Arteve. Në vitin 1997 do të zgjidhet Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Kulturës dhe Arteve “Fan Noli”. Në vitin 1997 do të emërohet Drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në Televizionin Publik Shqiptar. Në vitin 2000 largohet për në Kanada. Në teatër ai do të interpretojë disa role me trupën e Teatrit Të Instituti të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) si për shembull rolin e Kronshtadit në dramën “Shtëpia e kukullës” apo rolin e Hetuesit në dramën “Vdekja e një vajze”. Në kinematografi roli i tij i parë si aktor do të jetë ai i Vasos në filmin “Vëllezër dhe shokë” në vitin 1980. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si ai në rolin e Aristotelit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”, Gjergji në filmin “Besa e kuqe”, Andrea në filmin “Në emër të lirisë”, Pirro në filmin “Shpresa”etj. Në regjisurë pjesëmarrja e tij e parë do të jetë si as/regjisor i dytë në filmin “Plaku dhe hasmi” në vitin 1981, duke realizuar gjithsej 11 regji si asistent regjisor në po kaq filma duke bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Gëzim Erebara (Artist i Merituar), Hysen Hakani, Kujtim Çashku (Artist i Merituar), Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) etj. Si regjisor, filmi i parë i drejtuar plotësisht prej tij do të jetë filmi “Shpresa” në vitin 1989 e ndjekur në “Shpella e Piratëve” 1991. Me vendosjen e tij në qytetin e Torontos (Kanada) ai do të vazhdojë profesionin e tij. Roli i tij i parë do të jetë ai i Andre Tristan, piktorit në filmin “This is Ëonderland” në vitin 2004. Interpretimin e tij më të fundit do të jetë në rolin kryesor në filmin "Missing" Season 3, Episode "Cut " në rolin e Viktor Brosky-t në vitin 2006. Eduart Makri është anëtar me të drejta të plota i ACTRA-s (Alliance of Canadian Cinema, Television and Radio Artists).

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petja: 17/04/2019 21:23

    Per here te pare dikush qe nuk vjen nga i njejti klan me rrenje 20 vjecare! Shume shprese se do ti rrezistoje klanit qylaxhi e medioker e do te filloje te ngreje nje sistem perpara se klani ta kape e te vazhdoje corba si qemoti.

    Përgjigju
    • Animus: 20/04/2019 17:50

      Faleminderit për një të vërtetë që jo çdo kush e thotë hapur!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?