Kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve në Shkodër thirrje Ramës: Muzeu për krimet e komunizmit të bëhet në ish-burgun e Spaçit, jo në Reps!

20 Maj, 17:04| Përditesimi: 20 Maj, 17:11

  • Share

Shoqata e ish-të Përndjekurve Politik në Shkodër është kundër projektit të Qeverisë për ndërtimin e muzeut të burgut të Spaçit në fshatin Reps. Deklarata ka ardhur nga Kryetari i Shoqatës të Përndjekurve Politik ne Shkodër Zenel Drangu, gjatë aktivitetit për “Ditët e Qendresës”.

“Fatkeqësisht politika s’ka dashur t’ia dijë për vuajtjet tona. Me këmbënguljen tonë dhe me mbështetjen e ndërkombëtare u bë e mundur me u njoft burgu i Spaccit si muze. Janë dhënë 4 mln USD, por këta nuk duan ta bëjnë muzeun tek burgu, gjë që ne e kemi kundërshtu sepse humb interesi nëse bëhet muzeu në Rrëshen ose Reps. Preteksi është se është rruga e keqe. Kjo nuk qendron, por nuk është vendos akoma. Unë i bëj thirrje qeverisë dhe Kryeministrit që muzeu të ndërtohet aty ku gjendet sot burgu i Spaçit”, tha Drangu.

Reagimi vjen një muaj pas prezantimit të draft-planit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky dikaster ka propozuar ndërtimin e muzeut të posaçëm, i cili do të vendoset në fshatin Reps në fund të luginës, duke ofruar akses më të madh për vizitorët dhe hapësirë parkimi. Muzeu me sitin do të lidhen me shërbim autobusi. Në total gjithë projekti parashikohet të ketë një kosto 4.2 milionë euro. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe i vetmi që mbrohet si monument kulture.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?