Gentiana Sula dhe trashëgimtarët e doktorit Venanzio Lozzi

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve takon trashëgimtarët e doktorit të njohur italian Venanzio Lozzi, edhe sot kujtohet në lagjet e Tiranës

12 Korrik 2023, 17:45| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 17:52

  • Share

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula priti sot në një takim trashëgimtarët e doktorit të mirënjohur italian, në Tiranën e viteve 1939-1945, Venanzio Lozzi-t, ish-kirurg i Spitalit të Përgjithshëm Civil, i dënuar nga regjimi komunist me pushkatim me akuzën “e tentativës për të nxjerrë monedha ari nga Shqipëria”.

Prof. Dr.Venanzio Lozzi, gëzonte atributet e kirurgut më të famshëm të mjekësisë shqiptare dhe një popullaritet të pazakontë, kryesisht në zonën e Tiranës. Aq i madh ishte popullariteti i “doktor Losit” sa edhe sot kujtohet nga të moshuarit e lagjeve të Tiranës.

Ai u ekzekutua në 16 gusht të vitit 1946, në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

Sot vendvarrimi i trupit të tij është i panjohur.

Andrei dhe Nadia Lozzi, fëmijët e doktorit, plotësuan formularët për t’u njohur me dokumentet e dosjes personale të babait të tyre, të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, si dhe formularin e aplikimit për të zhdukurit në komunizëm.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/07/2023 02:40

    Hist.e tentatives se kontrabandes se floririt nga ky mjek eshte e vertete.Nena ime ka qene femije kur kjo ngjarje u perfol gjeresisht ne Tiranen e asaj kohe,gjithashtu vite me vone do te ishte nje nga historite me te njohura mes punonjesve te spitalit.Ashtu sic ma ka treguar,thuhet se kur bente autopsite,apo bente raportin final per arsyen e vdekjes te usht.italiane,perpara se t'i kthente ne Itali,u hiqte org.e brendeshme dhe ne vend te tyre u vinte monedha floriri qe i blinte nga vendasit dhe pastaj i qepte dhe i niste per ne destinacionin e tyre.Tani sa perqind e kesaj historie makabre ishte e vertete e sa sajese e Sigurimit,nuk e di,por thuhet qe kapja e tij mund te kete qene pasoje e ndonje spiunimi.

    Përgjigju
    • vanya.lozzi@holdingredlich.: 29/07/2023 04:23

      Hi Pergilgju, Thanks for your comment. It is always good to hear anything that people may remember from that time. Vanya Lozzi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?