Kryetarja e bashkisë së Përmetit: Vendgrumbullimi i plehrave i përkohshëm! Banorët të pakënaqur: Do vazhdojmë protestat

10 Dhjetor 2021, 21:17| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 21:41

  • Share

Pas disa ditë protesta kundër vend-depozitimit të mbetjeve, banorët e Piskovës janë pritur nga kryetarja e bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha për të shprehur objeksionet e tyre rreth këtij vendi të përzgjedhur për t’u trajtuar plehrat e të gjithë Përmetit.

Problemet e trashëguara nga ish-komunat, nga vetë bashkia si dhe mos pasja e kushteve minimale mjedisore në venddepozitimet aktuale të cilat janë edhe të pa liçensuara nga institucionet përgjegjëse, ka sjellë ndikime jo vetëm në zonën përreth, por në tërësi për imazhin turistik të qytetin tone-është shprehur zonja Hoxha.

Kjo e fundit ka garantuar banorët e Piskovës, se venddepozitimi i ri, është i përkohshëm. Kërkesës së Bashkisë Përmet të bërë që prej vitit 2019 për mbështetje financiare, qeveria i është përgjigjur duke investuar për rritjen e standardeve mjedisore në venddepozitimet e përkohshme. Qëllimi i këtij investimi konsiston në minimizimin e ndotjes së mjedisit në venddepozitimin e përkohshëm të Përmetit, duke bërë të mundur rritjen e disa standardeve me kushte sanitare që të mos ketë ndikim në burimet ujore,në tokë si dhe në anën vizuale.

Themi të përkohshëm pasi me përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, Përmeti dhe gjithë Qarku Gjirokastër do t’i depozitojnë mbetjet në Landfillin e Bajkajt në Delvinë ndërsa venddepozitimet aktuale do të mbyllen përfundimisht. Duke marrë parasysh çdo shqetësim tuajin-i’u është drejtuar banorëve të Piskovës kryebashkiakja e Përmetit, theksojmë se nuk do të ndërtohet asnjë landfill në territorin e Bashkisë Përmet, por kemi të bëjmë vetëm me një vend-depozitim të përkohshëm me standarde.

Nga ana e tyre banorët kanë kërkuar me insistim ndryshimin e lokacionit të trajtimit të plehrave në fshatin e tyre pasi në të kundërt, do të vazhdohet me protesta deri në bllokimin e punimeve që po ndërmerren për realizimin e këtij qëllimi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?