Lindita Nikolla dhe Mickey Levy

Kryetarja e Kuvendit takim me me Kryetarin e Parlamentit të Izraelit: Bashkëpunim për sigurinë kibernetike

15 Shtator 2022, 10:02| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 10:05

  • Share

Në vijim të qëndrimit në Izrael, pasditen e të mërkurës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua në Jeruzalem me Kryetarin e Knesset, Parlamentit të Izraelit, Mickey Levy. Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, z. Bardhyl Canaj.

Kryetarja Nikolla e falënderoi Levy për takimin dhe vuri në dukje se Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike, me një miqësi që daton para rreth dy mijë vjetësh. Vitet e fundit bashkëpunimi dypalësh është intensifikuar, me shkëmbimin e  vizitave  të  personaliteteve të larta shtetërore të Shqipërisë në Izrael si edhe pas marrjes nga Shqipëria te vendit si anëtare  jo e përhershme ne KS të OKB-së. Marrëdhëniet ekonomike po zgjerohen dhe konstatohet një shtim i bizneseve dhe investimeve izraelite në Shqipëri. Kohët e fundit po intensifikohet bashkëpunimi edhe në fushën e sigurisë kibernetike.

“Shqipëria në kohë të vështira ka shërbyer si një atdhe rezervë  për hebrenjtë dhe është vendi i vetëm në Europë, ku të gjithë hebrenjtë u morën në mbrojtje dhe u shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vendet tona kanë qëndrime të njëjta në mbrojtje të Ukrainës dhe sovranitetit e tërësisë territoriale të saj. Ju falenderojmë oër ndihmën ofruar ditët e fundit Shqipërisë për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike.”, vuri në dukje znj. Nikolla.

Kryetarja Nikolla e falenderoi Kryetarin Levy për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Kryetari i Knesset, Mickey Levy, falenderoi Kryetaren Nikolla për vlerësimin e bashkëpunimit dypalësh dhe angazhimin e Kuvendit dhe të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Izraeli ka një përvojë të gjatë në përballimin e sulmeve terroriste nga grupe dhe shtete që mbështesin terrorizmit dhe do të ndihmojë Shqipërinë në fuqizimin e mbrojtjes dhe sigurisë prej terrorizmit kibernetik dhe ruajtjen e paqes në rajon e më gjerë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?