Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit Nikolla e Kodheli në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington

9 Korrik, 13:09| Përditesimi: 9 Korrik, 13:25

  • Share

Në datat 8-9 korrik, po zhvillohet në Uashington Samiti Parlamentar i NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.

Të pranishme në Samit janë Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Kryetarja e Delegacionit Parlamentar të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli.

Kryetarja Nikolla dhe Kodheli morën pjesë në pritjen e organizuar nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson, për kryetarët e parlamenteve dhe delegacionet parlamentare të vendeve anëtare të Aleancës, në Capitol Hill.

Parlamentet e vendeve anëtare janë garanci dhe mbështetje e fuqishme që NATO të përmbush misionin për mbrojtjen e paqes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?