Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory gjatë fjalës së saj në konferencën mbi arritjet, sfidat e procesit të vetingut, dhe lufta kundër korrupsionit, deklaroi se Shqipëria ka shënuar përparim në fushën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Pasztory theksoi se nëse nuk denoncohen rastet e krimit të organizuar, çështjet nuk do shkojnë kurrë në gjykatë dhe ky fenomen nuk do të luftohet.
Ajo shtoi se, janë bërë përpjekje serioze nga ana e SPAK për t’i dhënë fund këtyre fenomeneve që disa vite më parë konsideroheshin si normale.
“Ajo që është e rëndësishme, të garantojmë që kemi akses publik te proceset gjyqësore.
Një nga fushat ku kemi punuar fuqishëm me shoqërinë civile në çështjet e antikorrupsionit është platforma e detyrueshme e sinjalizimit administrativ për të inkurajuar për të patur procedurat standarde të operimit, mekanizmat mbrojtës.
Nuk ka vlerë nëse njerëzit denoncojnë krimin e organizuar dhe çështjet nuk shkojnë kurrë në gjykatë.
Shqipëria po shënon përparim në këto fusha. E kam njohur Shqipërinë në 30 vite, dhe në saj të SPAK ka përpjekje serioze për ti dhënë fund disa sjelljeve që para disa viteve konsiderohej normale”, u shpreh Pasztory.
Lajmi kryesor:
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
G.K/ReportTv.al