Kryevepra e Picassos shitet për 139 milionë dollarë

9 Nëntor 2023, 09:59| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 14:24

  • Share

Një kryevepër e Pablo Picasso e vitit 1932 është shitur për 139 milionë dollarë (113 milionë funte), çmimi i dytë më i lartë i arritur ndonjëherë për artistin, sipas Sotheby's. Femme a la Montre (Gruaja me orë) bëhet gjithashtu vepra më e vlefshme e shitur në ankand këtë vit.

Në të artisti e ka portretizuar Marie-Therese Walter, modelen franceze me të cilin ka pasur lidhje dashurie, dhe e ka pasur frymëzim edhe për piktura tjera. Vepra ishte vlerësuar në 120 milionë dollarë përpara se të dilte në ankand.

Kjo pikturë e artistit spanjoll ka qenë më parë në pronësi të koleksionistes së artit Emily Fisher Landau, e cila e ka blerë atë më 1968.

E njohur si “muza e artë” e Picassos, Walter ka qenë 17-vjeçare, kur është takuar me Piccason 45-vjeçar në Paris, dhe e kanë nisur një lidhje sekrete, pasi ai ka qenë ende i martuar me Olga Khokhlovan, balerinë ukrainase.

Piktura që është shitur më së shtrenjti në autorësi të Piccasos është Gratë e Algjerit, në vlerë të 179.3 milionë dollarëve, më 2015.

1699520425_pablopikaso.PNG

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?