Kryevirologu amerikan: Një valë akoma më e madhe Covid pritet që të vijë, nëse situata nuk mbahet nën kontroll

3 Korrik 2020, 11:08| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 11:14

  • Share

Drejtuesi i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shprehur se "Ndodhemi nën një pandemi të pashmbullt, që nuk e kemi parë prej 102 vitesh dhe kjo është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse ka shumë ndërlikime lidhur me të”.

Sipas Anthony Fauci-t një valë akoma më e madhe pritet që të vijë, nëse situata nuk mbahet nën kontroll.

“Ajo që ne kemi parë në ditët e fundit është një rritje e rasteve që janë përtej rritjeve më të mëdha që ne kemi parë. Këto nuk janë lajme të mira. Ne duhet që ta vendosim nën kontroll ose rrezikojmë që të përballemi me një epidemi akoma më të madhe në SHBA,” ,” u shpreh Fauci për Radio 4 të BBC.

Kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë se gjithashtu se "Udhëheqësit botërorë nuk mund të zgjedhin mes ekonomisë dhe shpëtimit të jetëve të njerëzve" dhe se "duhet të bëjmë të mundur që shëndeti publik të na ndihmojë të hapim ekonominë"

Dyzet nga 50 shtete kanë raportuar një rritje të rasteve të reja dhe ato po shënojnë çdo ditë shifra rekord. Rritja e infeksioneve i është atribuar pjesërisht asaj që guvernatori i Nju Xhersit Phil Murphy e quajti "sjellje kokëforte" e njerëzve që nuk vendosin maska ose nuk ruajnë distancën fizike.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?