Ndërsa shtatori është vetëm pak ditë larg dhe Europa është në ethet e hapjes së shkollave në mes një pandemisë që ka gjunjëzuar globin, kryevirologu anglez Chris Whitty tha se fëmijët ka më shumë të ngjarë të dëmtohen duke mos u kthyer në shkollë sesa nga infeksioni i koronavirusit.
Whitty deklaroi se "shanset që fëmijët të humbasin jetën prej Covid janë jashtëzakonisht të vogla” dhe se “ mësimet e humbura do t’i dëmtojnë ata në planin afatgjatë".
"Ekzistojnë prova shumë të qarta nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga mbarë bota që fëmijët shumë rrallë mund të sëmuren rëndë nga Covid dhe të shtrohen në spital” - shtoi ai.
Sipas të dhënave të fundit të Zyrës për Statistikat Kombëtare në Mbreëtrinë e Bashkuar, për shkak të Covid deri tani kanë humbur jetën vetëm 10 fëmijë, nga 0 deri 19 vjeç në Angli dhe Uells dhe 46.725 vdekje mes atyre të moshës 20 vjeç e lart. Nga më shumë se një milion fëmijë që ndoqën shkollat parashkollore dhe fillore në Angli në qershor, u infektuan vetëm 70 fëmijë dhe 128 personel mësimor.
A do ta përhapin fëmijët virusin te prindërit dhe fëmijët?
Prof Whitty tha se sipas studimeve, "transmetimi i Covid nga fëmijët te të rriturit është shumë më i ulët krahasuar me kalimin e infeksionit mes të rriturve”
A është në në rrezik personeli i shkollës?
Sipas kryevirologut anglez, problem i vërtetë qëndron te përhapja e Covid mes stafit pedagogjik sesa nga fëmijët te mësuesit