Kryqëzimi i 'vdekjes' në Peqin, s’ka ndriçim dhe sinjalistikë

20 Shkurt 2021, 17:09| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 17:16

  • Share

Aksi nacional Elbasan-Peqin është ndër më problematikët në qarkun e Elbasanit për numrin e lartë të aksidenteve. Në kryqëzimin e rrugës së Peqinit me fshatin Gjocaj kanë ndodhur më së shumti aksidente me pasojë vdekjen.

Këtu janë bërë shumë aksidente me pasojë vdekje në këtë pikë këtu. S’ka sinjalistikë dhe aty ku ka është e dobët”, shprehet një qytetar.

Mungesa e sinjalistikës rrugore, ndriçimit dhe shpejtësia janë shkaqet kryesore të aksidenteve.

"Ka patur humbje jete në këtë vend, nuk kuptohet nëse është mbikalim apo rreth ky vend këtu” , shprehet një qytetar tjetër.

Kryqëzimi i Gjocajve në Peqin është emërtuar nga vendasit si "kryqëzimi i vdekjes".  Lulet e vëna anës së këtij kryqëzimi janë dëshmi e jetëve të humbura.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Australia: 20/02/2021 17:31

    Si të gjitha Rrugët në Albani,futja kot,mish për top,pa pikë studimi nga autoritetet???!!!Pa mbikalime ,nën kalime,korsi të dedikuara etj??!!

    Përgjigju
    • Loni: 20/02/2021 20:26

      O plako nuk duan ta bejne kete komb... Se ku ngec Sharra ne gozhde... Se e di si behet per 2 vjet po te duan...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?