Kryqi i Kuq simulon për Report Tv: Si jepet ndihma për atakun kardiak (VIDEO)

16 Tetor, 16:55| Përditesimi: 16 Tetor, 17:06

  • Share

Ndihma e parë tek një person që sapo ka pësuar një goditje në zemër, shpëton jetë.

Janë momente kur vullnetarë të Kryqit të Kuq në Shqipëri demonstrojnë në sheshin Skënderbej sesi të jepet ndihma e parë.

“Bëhemi gati për pozicionimin e masazhit kardiak duke afruar gjunjtë. Njëri drejt veshit dhe tjetri afër stomakut, por jo duke i puthitur tek personi. Hapi tjetër vendosim garzat sterile tek personi. Masazhi konstaton nga 30 shtypje pranë kraharorit të personit dhe nga dy frymëmarrje. I mbajmë krahët drejtë edhe pingul me personin, dhe këtu me një ritëm prej 120 shtypjeve në minutë ne do kryejmë masazhin kardiak me 30 goditje”, thotë Andrea Shuapi, vullnetar i Kryqit të Kuq.

Ndihma e parë nuk mund të jepët nga çdokush, pasi një lëvizje e gabuar mund të ketë pasoja fatale.

“Me probleme nga më të ndryshmet, në raste aksidente dhënia e ndihmës së parë duhet të jetë shumë e kujdesshme, duhet të jetë një specialistë jo nga individë që ngrihen apo që janë goditur për të dhënë këtë ndihmë, sepse mund t’i dëmtojmë ata njerëz që ndodhen në këtë situatë që për ne mjekët konsiderohet situatë kritike. Ndërsa dhëna e ndihmës së parë mund të konsiderohet në një gjendje të fikti në urban, rrugë apo në park, etj”, thotë Besiana Hysi, specialiste Urgjence/ Kardiologe QSUT.

Pavarësisht fushatave të shumta ndërgjegjësuese, dhënia e ndihmës së parë nga persona të trajnuar është në nivel të ulët.

“Pra ligji e specifikon që në 20 njerëz, 2 persona duhet të jenë të trajnuar për ndihmën e parë. Pra jo vetëm të respektojmë anën ligjore, por edhe vetë ne duhet të trajnohemi për të përditshmen tonë. Sepse arrestet kardiake nuk mund të presin, koha e ndërhyrjes është në 1 deri në 2 minuta kohë”, - shprehet Cristian Cura, përfaqësues i Kryqit të Kuq.

Sëmundjet e zemrës renditen ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në mbarë globin.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?