Ksamil/ 12-vjeçarja denoncon njerkun: Më ka përdhunuar prej 2 vitesh, gjente rastet kur mamaja nuk ishte në shtëpi! Gjykata lë në burg 40-vjeçarin

16 Janar 2021, 08:14| Përditesimi: 16 Janar 2021, 15:28

  • Share

Një e mitur ka denoncuar në policinë e Ksamilit njerkun e saj se e ka përdhunuar atë prej dy vitesh. Ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 12-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin.

Denoncimi është bërë nga vajza 12-vjeçare dhe nëna e saj dhe më pas nga ana e policisë është bërë shoqërimi dhe ndalimi i njerkut 40-vjeçar.

Vajza denoncon se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, ndërsa rastet kanë ndodhur kur e ëma nuk ishte prezente në shtëpi dhe vëllai i vogël luante jashtë me shokët.

Më 4 janar e mitura deklaron se pasi i ka shpëtuar përdhunimit të njerkut të saj, ka shkuar në punë e mamasë për t’i treguar ngjarjen. 12-vjeçarja deklaron se mamaja nuk kishte kohë të bisedonte dhe se kishte shkuar tek tezja e saj ku i ka rrëfyer gjithçka dhe më pas kanë lajmëruar nënën e vajzës.

Pas rrëfimit nëna ka bërë ballafaqimin me bashkëshortin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme. Madje ai e ka kërcënuar atë se nëse e lë do të helmojë veten.

40-vjeçari i denoncuar është ndaluar nga policia, i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e prekur në vende intime. Të gjithë këtë ngjarje ai e justifikon me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.

Për 40-vjeçarin E.XH., gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për akuzën e kryerjes së veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”Nëna e vajzës ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë dhe ishte martuar me 39-vjeçarin me të cilin kanë edhe një djalë 9 vjeç. 

Komento

Komente

  • redi: 16/01/2021 12:49

    Heqja e denimit me vdekje per vrasjet dhe perdhunimet kriminale eshte nje nga gabimet jryesire te KE duke imponuar dhe Shqiperine.Vet denimi me burgim te perjetshem e ben kriminelin te veproje dhe te jete shorese se nje dite te afert do dal.Prandaj dhe rasti i kesaj mistres se Ksamilut eshte super kriminal qe meriton varje dhe jo pushkatim

    Përgjigju
  • F-35: 16/01/2021 11:10

    Perbindesh, monster! Sikur te ekzistonte mundesia ta fusja ne dore kete pleher, do ta kisha punuar mire, po mire ama.

    Përgjigju
  • Mirditor: 16/01/2021 09:53

    Burg per jet mos ta shofi driten e diellit. i ka shkatru jeten vajzes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?