Ksamili, një nga destinacionet më të njohura turistike në jug të vendit është përgatitur këtë vit për një sezon veror të jashtëzakonshëm, falë investimeve në infrastrukturë dhe shërbime publike.
Administratorja e Ksamilit rendit asfaltimin në disa rrugë, përmirësimin e pamjes së pedonales, trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e një parkingu publik. Ndërsa përfaqësues të bizneseve thonë se ka nevojë edhe për sinjalistikë e ndriçim rrugor. Për mbarëvajtjen e sezonit dhe sigurinë e pushuesve duhet të rritet kontrolli sidomos për mjetet e lundrimit dhe jetski-të.
Promovimi që i është bërë Ksamilit në mediat botërore ka ndikuar edhe në shtimin e fluksit. Turistët e huaj përpos bregdetit fantastik shijojnë dhe kulinarinë, duke kërkuar kuzhinën tradicionale shqiptare.
Për mbarëvajtjen e sezonit veror, në Ksamil këtë vit është shtuar edhe shërbimi mjekësor me mjekë dhe infermierë dhe dy autoambulanca.
Paguni Taxa ne bashkin e ksamilit DHE Ju bejn ndricim.rrug Eth sic bohet ne TR QE na rropen me taxa po dicka Kan Ber .Ju thoninti rregulloj qeveria me taxat e Mia e Kur te vi ne ksamil ta 3 fishoni cmimin meqe U asfaltua rruga .jo keq Si mwndim
Përgjigju