Foto ilustruese

Ksamil/ Ishte duke vjelë ullinj, 46 vjeçari bie nga pema dhe plagoset rëndë! Transportohet me urgjencë me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

13 Tetor, 13:27| Përditesimi: 13 Tetor, 13:34

  • Share

Ksamil-Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Ksamil pasi ka rënë nga pema teksa ishte duke vjelur ullinj.

I plagosuri Blerim Lika, u dërgua menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku u konstatua se kishte pësuar fraktura të shumta për shkak të rënies nga lartësia.

Por më pas për shkak të gjendjes së rënduar dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 46-vjeçari u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?