KSAMIL- Dy familje janë konfliktuar për çështje pronësie, ku kanë përfunduar të plagosur 3 persona nga thikat dhe mjetet e forta të përdorura.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH-së për të analizuar ngjarjen.
Në Komisariatin e Sarandës janë shoqëruar dy persona, ndërkohë që 3 të plagosurit I. L., F. P dhe P.L, janë duke marrë mjekim në spitalin e Sarandës e janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Komento
Barbarë njerëz të egër Homo Heréctus!
Përgjigju