Vladimir Putin dhe Alexei Navalny

'Kthehem me fluturim fitoreje'! Gjashtë muaj pas helmimit, Alexei Navalny kthehet sot në Rusi

17 Janar 2021, 10:06| Përditesimi: 17 Janar 2021, 11:30

  • Share

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kritiku i Vladimir Putinit,  Alexei Navalny, do të kthehet sot në Rusi për herë të parë që kur u helmua 6 muaj më parë.

Navalny, i cili ka fajësuar Kremlinin dhe Presidentin Vladimir Putin për helmimin e tij deklaroi të mërkurën se qëndrimi në Gjermani nuk ishte kurrë një mundësi për të dhe se ai do të kthehej në shtëpi.

 “Pyetja "të kthehem ose jo" nuk qëndroi kurrë para meje. Nuk u largova, me dëshirën time të lirë. Unë përfundova në Gjermani,  sepse isha nën kujdesin intensiv. Më 17 Janar, të dielën, do të kthehem në shtëpi me një fluturim fitoreje. Takohemi atje”, tha Navalny.

Kujtojmë se Alexei Navalny ra në koma ndërsa fluturonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe u transferua nga një spital në Siberi në një spital të Berlinit dy ditë më vonë, pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve në veçanti të Kancelares Merkel.

Ai ka qenë një kritik i hapur i Putinit dhe Kremlinit për vite me radhë, dhe autoritetet ruse e kanë vënë në shënjestër atë. Bavalny u dënua në vitin 2014 me akuzat e përvetësimit dhe pastrimit të parave, akuza që ai ka pretenduar se janë të motivuara politikisht. Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, tha se përpjekja e fundit për të burgosur Navalny ka filluar në mënyrë që ta bindë atë të mos kthehet në shtëpi.

Ora 22:35
Lideri i opozitës ruse mbërrin në Moskë, Alexei Navalny arrestohet në aeroport

1610919405_alexeinavalny.jpg

Sapo ka shkelur në tokën ruse, lideri i opozitës Alexey Navalny është arrestuar nga policia.

Mediat e huaja kanë publikuar foto nga momenti i zbritjes së tij nga avioni në Moskë teksa është shoqëruar nga efektivë të policisë.

Ai u nis sot nga Berlini, ku ka qëndruar prej disa muajsh për trajtim mjekësor, pas helmimit me një agjent toksik, për të cilin ai ka fajësuar Kremlinin.

I njohur si kritik i fortë i regjimit të Presidentit Putin, Navalny tha më 13 janar se do të kthehej në Rusi, megjithëse kishte marrë njoftim nga Shërbimet Federale ruse të Korrektimit se autoritetet po përpiqeshin ta arrestonin.

Kthimi i tij krijon terren për një tjetër ballafaqim dramatik mes Kremlinit dhe Navalny-t.

1610919438_alexeinavalny1.jpg

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?