Kthehen bastet sportive online, sa fiton buxheti i shtetit dhe sa është xhiroja e kompanive? Ja parashikimi

2 Prill, 17:17| Përditesimi: 2 Prill, 17:39

  • Share

TIRANE- Nga dje ka hyrë zyrtarisht në fuqi ligji i lojërave të fatit, që i hap rrugën rikthimit të basteve sportive vetëm online.

Në studion e Report Tv eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli sjell me grafika efektet në ekonomi të hapjes së tyre dhe si ka ndikuar ndër vite.

Nga 1996 kur u lejuan kompanitë e para të lojrave e fatit, xhiroja ka qenë 30 mln euro ndërsa në 2024 parashikohet që të shkohet deri në 45 milionë euro por mund të jetë dhe më e lartë.

Po kush janë të ardhurat në buxhet?

Në 1996 ka qenë 2 mln euro. Për vitin 2019 – 2023 kanë qenë zero të ardhura, ndërsa parashikohet që në 2024 të marrë 18 mln euro.

 Luhet shumë më tepër se deklarohet nga kompanitë. Mendohet se të paktën 1/3 është ajo që regjistrohet. Nëse e llogarisim të plotë të ardhurat e buxhetit të shtetit duhej të ishin 100 mln euro.

Hapja e basteve pritet të sjellë dhe vende të reja pune. Nga grafikat e hartuara në bazë të shifrave të vendosura në dispozicion nga eskperti i ekonomisë Fatos Çoçoli zbulohet se këtë vit pritet të punësohen 4200 persona në baste sportive. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ernald: 03/04/2024 13:40

    Cfare kuptimi ka taksim 23 perqind per lojtarin? Nese kap Juven me koeficent 1.2 del me humbje i bie???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?