Kthehet Artan Didi, ish-drejtori i Policisë së Shtetit kërkon të drejtojë Gardën! Ja kandidatët, mes tyre edhe një grua

3 Korrik, 11:27| Përditesimi: 3 Korrik, 15:06

  • Share

Nëntë vjet pasi dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, rikthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Artan Didi. Kësaj here, drejtuesi i parë i policisë pas marrjes së pushtetit në 2013-ën të socialistëve, ka shfaqur interes për drejtimin e Gardës së Republikës.

Ky institucion prej 5 muajsh është pa drejtues, pas dorëheqjes nga detyra të Gramos Sakos, i cili e drejtonte prej shtatorit 2013, si një ndër drejtuesit me jetëgjatë të post-komunizmit. Artan Didi, është në mesin e 6 kandidaturave që kanë shfaqur interes për garën e kreut të ri të Gardës. Bashke më të janë edhe Dritan Osmani, Krenar Carçani, Klajdi Hajredinaj, Ermal Onuzi dhe e vetmja grua, Jona Lamko.

Për herë të parë, kreu i Gardës bëhet me konkurs, ndërsa aplikimet janë mbyllur në datën 26 qershor me këto 6 kandidatura. Aktualisht, burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve. Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t'ia paraqesë Ministrit të Brendshëm, i cili kandidatin më të vlerësuar ia kalon Kryeministrit për emërim.

Në mesin e 6 kandidatëve, më i kuotuari mbetet Artan Didi, por kjo pritet të shihet pas vlerësimit të secilit. Në 2015-ën Didi u largua nga drejtimi i bluve pas diskutimeve se në atë kohë shkak u bë shkelja e procedurave ligjore të shefit të Interpolit, Artan Bajraktari dhe vartëses së tij, Loreta Alla, të arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për çështjen e ekstradimit të deputetit, Mark Frroku, të cilët më vonë morën pafajësi.

Kandidatët
Artan Didi 
Dritan Osmani
Krenar Carcani 
Klajdi Hajredinaj 
Ermal Onuzi
Jona Lamko

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A.D: 03/07/2024 23:45

    Per drejtorin e pergjithshem te gardes duhet te shikohet integriteti dhe kontributet e personit. Pa dashur te ofendoj apo te minimizoj punen e te tjereve nuk ma do mendja se dikush ka me shume kontribute dhe dedikim per punen se Artan Didi.

    Përgjigju
  • Elvis: 03/07/2024 22:45

    Klajdi Harjedinaj është kandidati më i mirë qe ka pasur ndonjëhere Garda e Republikës.

    Përgjigju
  • Beni: 03/07/2024 22:45

    Dritan osmani super spiun e intrigant ska lene vend pa apliku Kudo e ka nxire si nga ana morale ashtu dhe intelektuale! Me e fundit ishte kur dha dorheqjen ne garde dhe shkoi ne KLSH, Nuk la femer pa ngacmu dhe intimidu gjoja ishte i fuqishem Se kishte shok te madhin.. Dhe ky krenari nje figure pa integritet, oficer ushtrie me kurse 1 mujore, sdi me perdor as kompjuterin, pa asnje trajnim Thjesht si grupi tepelenes mori gradat dhe u be shef burime njerzore ne garde, injorant komplet si shume drejtues dhe ish drejtues te tjere.. Tan Didi e flliqi te renea, pastaj e ben drejtor policie ne 2013, doli huq kudo derisa iku ne amerike.. antipatik dhe aspak profesionist, Thjesht ushtar i shefit.. Ermal Onuzi djale i ri i shkolluar i dale jashte shteti Me shume integritet dhe vizion sic ka nevoje garda, E cila ka ngelur me ligje dhe mentalitet komunist te viteve 1944, Prej asaj kohe asgje ska ndryshuar te njejtet drejtues dhe e njejta Doktrine dhe te gjithe drejtuesit oficera ushtrie me kambale pa vizion dhe me mentalitet shfrytzimi deri ne piken e fundit te gjakut, I trajtojne njerezit si skllever 16-20 ore ne pune ne shu diell e fortune male e fusha e rruge ne kembe me orare pafund Dhe pa asnje shperblim kurre ne historine e gardes.. Ne fune me mire te ishte Kjo femra, ndoshta ka vizion dhe fantazi per te bere nje garde si e meriton shteti, Jo me gardise shitsa qumshi qe u bene drejtues nga ushtar e kaptera.. fshtare te thjesht te shkrete qe skane mbaru filloren.

    Përgjigju
    • Resti: 15/08/2024 18:00

      Unë mendoj se e meriton ky Beni legeni, që të vihet në krye të gardës

    • Altin: 04/07/2024 19:27

      pak gjat i ke rene por me duket se i njifke kandidatet e mund te jesh ne brendesi te ketyre gjerave shpresojme qe te zgjedhin nje te afte e profesionist se na mbyti bageti e blegtori kudo

  • Medet: 03/07/2024 13:54

    Sipas renditjes dondale kjo pune. Ajo goca ne fund te listes duhet te jete e para si ne renditje ashtu edhe ne garde.

    Përgjigju
  • Qwesa: 03/07/2024 13:38

    Te gjith tepelencit polica dhe shefa duan te behen..

    Përgjigju
    • Lala: 03/07/2024 22:03

      Tan Didi esht permetar .Jo tepelens

  • Garda: 03/07/2024 13:33

    E di Ceti kush do zgjidhet , ai do ta coj emrin per dekretim . Ta gezoj Kuksi !

    Përgjigju
  • Aliko Zaimi: 03/07/2024 13:14

    Unë propozoj joanën se femrat janë të drejta

    Përgjigju
    • Me Me: 03/07/2024 21:41

      Varet si marin femrat ndonjehere kur u jep pushtetin. Kujtoj Ish Ministren e Mbrojtjes Olta Xhacken, ne kohen e saj, emeronte shoqet rreth vetes e skishte bir nene ti thoje nje fjale, se te shtypte pa meshire! :DD Gjithsesi ka dhe te drejta natyrisht!

  • Andon: 03/07/2024 12:51

    Ka lek akoma Shqiperia E mbylle me dinitet Policin pse u ktheve kur ky vend nuk behet .

    Përgjigju
  • Sulo: 03/07/2024 12:16

    Ta gezoje detyren e re Ermali. E meriton me shume se Didi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?