Kthehet gripi i syrit, numër i lartë pacientësh me infeksion! Okulisti: Mos neglizhoni skuqjet apo njollat në sy! Nëse nuk kurohet, sjell humbje shikimi

24 Gusht 2022, 20:09| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 20:17

  • Share

Dy javët e fundit të gushtit qytetarët po përballen me disa shqetësime të syve, që shfaqen si skuqje, kruajtje, sklepë të syrit, njolla të bardha. Mjeku okulist Rubin Topi thotë se kemi të bëjmë me gripin e syrit, një konjunktivit adeno-viral.

 “Është shumë e vërtetë. Po hasemi me një numër të madh. Është gjithmonë e në rritje 2 javët e fundit. Po përhapet në popullatë. Gripi i syve si diagnozë konjktivit adeno viral. Një infeksionviral viral i shkaktuar nga adeno viruset”, tha mjeku okulist, Rubin Topi.

Por mjeku ngre alarmin nëse qytetarët neglizhojnë shenjat. Sipas tij ato mund të çojnë në humbje të shikimit.

“Është problem serioz sepse nëse nuk kurohet, rreziku është që mund të invalidizojnë personin, pasi në sy lë njolla të bardha që janë të vështira për tu kuruar dhe duan shumë kohë. Në rastin më të parë që shohim skuqje të syve, me kapak të ngjitur nga sklepat, me ndjesi sikur kanë zhavorr në sy të paraqiten tek specialisti. Nëse kanë pasur raste të një personi në familje, duhet të paraqiten direkt. Duke qenë se rreziku kryesor, krijohen këto njollat e bardha në sy, të pengon në shikim. Është shumë e rrezikshme, pasi ulet përqindja e shikimit. Është shumë e pa besë pasi nëse trajtimi nuk është i duhuri apo nuk tregon kujdes mund të rishfaqet më agresive”, tregoi ai.

Arsyet e shfaqjes së gripit të syve shkaktohet si pasojë e virozave të stinës, rënies së imunitetit, kontakteve me persona të prekur nga kjo sëmundje, por edhe për shkak të COVID-19.

“Gripi i syve shkaktohet nga adeno viruset që zakonisht, janë në grykë, bajame. Duke qenë shumë afër me syrin ti duke qenë me virozë, të ulet rezistenca është më e kollajtë të prekesh, por edhe thjesht me një kontakt mund të të ngjitet. Higjiena është kryesorja. Rastet janë aq të shumta, sa bashkë me gjendjen virale dhe me shtimin e numrit të personave me COVID, shohim raste të tilla. Brenda 6 orësh mund të kem vizituar 15 vetë. Është shumë ngjitëse. Mjafton një send i prekur nga personi, takimi me një persona. Sot kam pasur 2 raste tipike që e ka pasur nipi apo mbesa dhe jua ka ngjitur gjithë familjes”, përfundoi mjeku.

Për të shmangur këtë infeksion viral këshillohet që ruhet higjiena, dhe të shmangen personat që kanë këtë problem.

Komento

Komente

  • Dritan: 24/08/2022 20:59

    O zot, cfare doktorri eshte ky.Ja fut numrave kot me kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?