Alma Hicka

Kthehet në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Alma Hicka! Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshon vendimin e KPK

27 Tetor 2023, 09:40| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 13:59

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur me shumicë votash rikthimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Hicka, e cila ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 2 prill 2021.

Vendimi u mor më 26 tetor 2023 nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

"Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:  Ndryshimin e vendimit nr. 364, datë 02.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka' thuhet në vendim.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjyqtarja Alma Hicka ka ushtruar detyrën e Avokates së Shtetit. Hicka u emërua Avokate e Shtetit nga Kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013 dhe ka përfaqësuar interesat e qeverisë shqiptare në disa gjyqe ndërkombëtare, ndërkohë që opozita e ka atakuar disa herë figurën e saj, si në konflikt interesi, pasi sipas PD, bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ, ndërkohë që Hicka përfaqësonte qeverinë shqiptare në këtë gjyq.

Ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka u largua nga detyra në 2018-ën dhe në vend të saj, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni propozoi Artur Metanin. 

Hicka ka qenë dhe kandidate për në Gjykatën e Lartë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?