Skema, akrepat e orës lëvizin 1 orë përpara

Kthehet ora verore, sonte në mesnatë akrepat shkojnë 60 minuta para

25 Mars 2023, 07:41| Përditesimi: 25 Mars 2023, 19:09

  • Share

Mesnatën e së shtunës, duke hyrë e diela e 26 Marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin 60 minuta përpara. Ky ndryshim të do të thotë zgjim më herët, dhe dita do na duket më e gjatë. 

Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë ​​gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatoninë dhe për të siguruar pushimin e duhur.

Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?