Parlamenti francez shtyu seancën e tij të sotme pasi ligjvënësit me ngjyrë Carlos Martens Bilongo iu kërkua të kthehet në Afrikë nga një anëtar i një partie të ekstremit të djathtë.
Bilongo po pyeste qeverinë në lidhje me një kërkesë të organizatës joqeveritare SOS Méditerranée për ndihmë në gjetjen e një vend strehimi për 234 emigrantët e shpëtuar në det ditët e fundit.
Por një anëtar i ekstremit të djathtë ndërhyri duke bërtitur: “Kthehu në Afrikë! E djathta ekstreme mbetet ajo që ka qenë gjithmonë, raciste dhe e neveritshme. Një sanksion përkatës duhet të shqiptohet menjëherë”.
Ndërsa Bilongo i’u kthye komentit të anëtarit të ekstremit të djathtë duke thënë se ai nuk kishte ndërmend të largohej dhe se kishte lindur në Francë prandaj komenti i kolegut të tij ishte “i turpshëm”.