'Kthejini aty ku i keni blerë' AKU paralajmëron qytetarët: Mos konsumoni 'Wudy', kanë baktere të rrezikshme

21 Shtator 2022, 11:09| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 15:37

  • Share

TIRANË-  Produktet Vudi kanë rezultuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, që shkakton pasoja të rënda në shëndetin e Njeriut. Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, u bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë këtë produkt me bazë mishi, por ta kthejnë në pikat e shitjes, nëse e kanë blerë.

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të konsumojnë produkte Vudy, pasi nga analizat e kryera në Itali, ka rezultuar se ato janë të kontaminuara me Listeria monocytogenes, një bakter që përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

Njoftimi është bërë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i cili u bën thirrje qytetarëve që të mos i konsumojnë këto produkte, ndërkohë që po bëhen kontrolle nëpër biznese për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen nga tregu.

Konkretisht qytetarët nuk duhet të konsumojnë produktet Vudy me sasi 1 kg që kanë datë skadence nga 20 shtatori deri në 24 nëntor 2022.  Gjithashtu nuk duhet të konsumohen as produktet me peshë 150 gram dhe 250 gram me datë skadence deri në 29 nëntor, si dhe produktet Vudy 100 gramë që skadojnë deri më datë 20 nëntor. Së bashku me datat e skadencës AKU ka vendosur edhe numrat e loteve të këtyre produkteve që nuk duhet të konsumohen.

“Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!'- thuhet në njoftimin e AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë, i ka vënë në dijeni për prezencën e këtij bakteri në produktet Vudy.

Listeria është një bakter që shkakton një sëmundje të quajtur listeriosis, dhe rastet e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi mund të përfshijnë simptoma serioze dhe madje edhe vdekje në grupe të caktuara njerëzish. Kategoritë më të prekura janë njerëzit me imunitet të dobët, siç janë ata që vuajnë nga kanceri,  gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të pa-lindura, foshnjat e porsalindura dhe të moshuarit.

'Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin ëudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë:

  • 1. Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;
  • a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;
  • b. LOT: 1803199; Datë Skadence: 21/09/2022;
  • c. LOT: 1820077; Datë Skadence: 29/09/2022;
  • d. LOT: 1820665; Datë Skadence: 30/09/2022;
  • e. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;
  • f. LOT: 1839979; Datë Skadence: 10/10/2022;
  • g. LOT: 1846239; Datë Skadence: 12/10/2022;
  • h. LOT: 1860349; Datë Skadence: 19/10/2022;
  • i. LOT: 1869650; Datë Skadence: 24/10/2022;
  • j. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;
  • k. LOT: 1877867; Datë Skadence: 28/10/2022;
  • l. LOT: 1896612; Datë Skadence: 04/11/2022;
  • m. LOT: 1911738; Datë Skadence: 14/11/2022;
  • n. LOT: 1940129; Datë Skadence: 24/11/2022.
  • 2. Emri i Produktit: ëUDY 250GX15 EST;
  • a. LOT: 1798031; Datë Skadence: 19/09/2022;
  • b. LOT: 1810919; Datë Skadence: 27/09/2022;
  • c. LOT: 1830837; Datë Skadence: 05/10/2022;
  • d. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;
  • e. LOT: 1857209; Datë Skadence: 17/10/2022;
  • f. LOT: 1883993; Datë Skadence: 31/10/2022;
  • g. LOT: 1900782; Datë Skadence: 08/11/2022;
  • h. LOT: 1911205; Datë Skadence: 12/11/2022;
  • i. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022;
  • j. LOT: 1947706; Datë Skadence: 29/11/2022.
  • 3. Emri i Produktit: ëUDY FORM.150GXEST;
  • a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;
  • b. LOT: 1817490; Datë Skadence: 28/09/2022;
  • c. LOT: 1830273; Datë Skadence: 04/10/2022;
  • d. LOT: 1839009; Datë Skadence: 07/10/2022;
  • e. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;
  • f. LOT: 1873728; Datë Skadence: 26/10/2022;
  • g. LOT: 1888241; Datë Skadence: 02/11/2022;
  • h. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;
  • i. LOT: 1906129; Datë Skadence: 10/11/2022;
  • j. LOT: 1929757; Datë Skadence: 22/11/2022;
  • k. LOT: 1947696; Datë Skadence: 29/11/2022.
  • 4. Emri i Produktit: ëUDY GR.250 X EST.;
  • a. LOT: 1810361; Datë Skadence: 26/09/2022;
  • b. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;
  • c. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;
  • d. LOT: 1852807; Datë Skadence: 15/10/2022;
  • e. LOT: 1869109; Datë Skadence: 22/10/2022;
  • f. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;
  • g. LOT: 1902500; Datë Skadence: 09/11/2022;
  • h. LOT: 1936492; Datë Skadence: 23/11/2022;
  • i. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022.
  • 5. Emri i Produktit: ëUDY SNACK 100GX35;
  • a. LOT: 1952362; Datë Skadence: 20/11/2022.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!'- thuhet në njoftim.

Foto e publikuar nga AKU

Ora 19:04
U gjet te produktet 'Wudy', çfarë është bakteri Listeria monocytogenes

1663779827_Listeriamonocytogenes.jpg

Listerioza është një sëmundje që shkaktohet nga ngrënia e ushqimeve të pagatuara, të ngrira dhe të gatshme për t’u ngrënë, që janë kontaminuar me bakterin e quajtur Listeria monocytogenes, ose thjesht Listeria. Listerioza është e rrallë, por mund të shkaktojë simptoma të rënda, madje edhe vdekje në grupet me ndjeshmëri të lartë.

Si mund të ekspozohem ndaj këtij infeksioni?

Listeria është e përhapur gjerësisht dhe mund të helmojë shumë ushqime. Më tepër shqetësim janë ushqimet që nuk kërkojnë gatim të mëtejshëm, ose nuk ringrohen sërish, si përshembull ushqimet e ngrira e të gatshme për t’u ngrënë

Si ta kuptoj që jam infektuar me Listerozë?

Infeksioni tek të rriturit e shëndetshëm, zakonisht, nuk paraqet simptoma, ose shfaqet si një sëmundje e ngjashme me gripin. Megjithatë, në njerëz të veçantë, përfshi të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, madje edhe vdekje. Një person që është prekur nga infeksioni i Listerisë mund të ketë simptoma të tilla si: temperaturë e lartë, këputje dhe dhimbje koke. Ndodh që simptomat janë të lehta, ndaj nuk kuptohet prania e infeksionit. Nëse jeni të shqetësuar për simptomat ose sëmundjen, ju lutem, këshillohuni me mjekun e familjes.

Si mund të parandalohet infeksioni?

Mund ta zvogëloni rrezikun e marrjes së infeksionit, duke ngrënë ushqime të freskëta të sapogatuara apo të përgatitura rishtazi, dhe duke shmangur ushqimet që mund të kenë Listeri.

Ora 17:53
Pas Shqipërisë, AUV në Kosovë urdhëron tërheqjen e produkteve të markës ‘Wudy’

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të ë[ gjitha llojeve të produkteve të markës “Wudy”(sallam, salçiçe). AUV ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se dyshohet se në to ka prani të një lloj bakteri.

Sot, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, njoftoi qytetarët që mos të konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se "paraqesin rrezik me ndikim serioz për shëndetin e njeriut”.

“AUV menjëherë pas marrjes së informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘Wudy’, vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të bakterit Listeria në disa llote prodhimi, ka filluar gjurmimin për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues”, thuhet në përgjigjen e AUV-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

Nëse ushqimet e kontaminuara me bakterin Listeria konsumohen, atëherë shkaktohen simptoma sikurse vjellja, diarreja, temperaturë, ethe e dhimbje muskujsh.

Ndërkaq, nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e siguruara nga importuesi-distributori për Kosovë, është gjetur se disa nga këto produkte të markës “Wudy”, gjenden edhe në Kosovë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se urdhri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga ky brenda vlen deri në një vendim tjetër./REL

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 22/09/2022 05:31

    A kemi ne një mekanizëm që kontrollon produktet industriale dhe ushqimore që importohen në vendin tonë dhe që i lejon më pas të futen e tregtohen?! Nëse po pse nuk ka funksionuar me vudin?! Nëse jo dikush duhet të mbajë përgjegjësi!

    Përgjigju
  • Paul: 21/09/2022 17:06

    shkepeni ne gjoba kete wudin ,,,,qe te mos e shikoje rrugen nga te shkoje....

    Përgjigju
  • xxx: 21/09/2022 14:32

    Aku u kujtua mbasi njerezit hengren sa deshen pergjesia mbi AKU bie

    Përgjigju
  • Anonim: 21/09/2022 13:47

    Me ka dhen zoti qe vertet jem qytetare por jetojm familjarisht ne fshat dhe nuk jam pishmend se i bej vet te gjitha nga buka e deri tek djathi ,gjiza ,proshuta e pules me mir pak dhe bio se pislliqet e dyqaneve, historikisht nuk kam vler qe me ardhjen e demokracis ,rrdhen pulat hollandeze,hungareze, mishi i ndenjur per 40 vite e sollen ketej,frigoriferi i tiranes plot me mall te skaduar me pronar nje tropojan me nje kemb futi lloj lloj pislliqesh.

    Përgjigju
  • Kushte extreme: 21/09/2022 12:46

    AKU duhet futur ne burg nga i oari tek i fundit

    Përgjigju
    • Patrioti vertete: 22/09/2022 00:40

      Pastaj do ti kontrollosh ti dhe do na shpetosh. Eshte kapur ne kohe, biles me shpejt se sa mund te mendohet dhe kapacitetet qe kemi. Wudy shitet kudo ne Europe. Keto gjera ndodhin na Amerike e kudo. more vesh o lesh apo llosh.

  • Rroftë pisllëku: 21/09/2022 11:30

    Hahahaj po ne jemi mësuar duke ngrënë mbeturina dhe nëse nuk i përdorim rregullisht atlhere do të ndihemi keq , por besoj se nuk u ka dhënë kafen ky që sjell wudy dhe normalisht tani e thonë si janë gjërat këta kur në të vërtetë kështu ka qenë gjithmonë pisllëk

    Përgjigju
    • Tepelenasi: 21/09/2022 12:51

      Je mesuar me supe te flliqur ti malaka…?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?